Ina Rama: S‘më tremb projektligji
Kryeprokurorja Ina Rama tha dje se nuk ndihet e kërcënuar nga përcaktimet e bëra në projektligjin e ri për Prokurorinë lidhur me heqjen e imunitetit të përfaqësuesve të akuzës.
Trazhgim Sokolaj
Me një reagim të matur ndaj debatit “të nxehtë” për projektligjin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë, Prokurorja e Përgjithshme u shpreh se nuk e shikon heqjen e imunitetit si pengesë në punën e vartësve të saj. Pa shfaqur qëndrime pro apo kundër si dhe pa artikuluar konsiderata mbi draftin e Ministrisë së Drejtësisë, kryeprokurorja e vendit tha se institucioni i drejtuar prej saj, tashmë ka marrë një kopje të projektligjit dhe po e shqyrton atë. “Prokuroria do të jetë transparente me publikun në qëndrimin e saj institucional pasi të njihemi në hollësi me përmbajtjen e projektligjit. Ky nuk është vendi ku mund të bëhen diskutime të tilla. Duhet kohë për ta bërë këtë, duhet të ulemi të shqyrtojmë përmbajtjen e draftit dhe të ofrojmë argumente”, ka vijuar Prokurorja e Përgjithshme deklaratën e saj të matur mbi draftin e Ministrisë së Drejtësisë. Në mënyrë indirekte, Kryeprokurorja ka vënë në dukje se organi i akuzës më parë nuk ka qenë i përfshirë në diskutimet mbi projektligjin, kur tha se drafti është vënë së fundi në dispozicion të prokurorëve. “Projektligji sapo na është vënë në dispozicion nga Ministria e Drejtësisë dhe u është shpërndarë prokurorëve dhe Këshillit të Prokurorisë. Ata pas shqyrtimit të draftit, do të japin mendimin e tyre”, tha Prokurorja e Përgjithshme, e cila pohoi se “pasi të realizohet ky proces, do të vijë edhe mendimi institucional mbi draftin e Ministrisë së Drejtësisë”. Drejtuesja e Prokurorisë shqiptare ishte e pranishme në një takim të organizuar nga Ministria e Brendshme me misionin e asistencës policore evropiane në Shqipëri, PAMECA III. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Alibeaj, një nga ideatorët kryesorë të projektligjit të ri për Prokurorinë. Gjatë takimit të djeshëm komunikimi mes kreut të dikasterit të drejtësisë, Alibeaj dhe kryeprokurores Ina Rama, ka qenë me tone të qeta. Pak ditë më parë ata patën një takim mes tyre pas debatit publik lidhur me projektligjin e Prokurorisë. Reagimi i djeshëm i kryeprokurores duket se ka ardhur pas bisedimeve që ajo, por edhe vartësit e saj në Prokurorinë e Përgjithshme, kanë zhvilluar ditët e fundit me Ministrinë e Drejtësisë mbi draftin për ndryshimet në ligjin për organin e akuzës. Negociatat e ditëve të fundit mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duket se kanë fashitur një pjesë të mirë të qëndrimeve kontradiktore që janë mbajtur nga palët pas bërjes publike të disa pikave të draftit të ministrisë për heqjen e imunitetit të prokurorëve, shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me organin e akuzës.
Drafti
• Hiqet imuniteti i prokurorëve
• Ministria e Drejtësisë ka dy anëtarë me të drejtë vote në Këshillin e Prokurorisë
• Hiqet e drejta e votës për përfaqësuesin e Presidencës në Këshillin e Prokurorisë
• Ulet paga e Prokurorit të Përgjithshëm, barazohet me pagën e anëtarit të Gjykatës së Lartë
• Kryeprokurori shkarkohet me njoftimin e akuzës
• Prokurorët e Shkallës së Parë dhe të Apelit pezullohen me fillimin e procedimit penal
• Prokurorët shkarkohen pas regjistrimit të procedimit penal
• Transferimi i Prokurorëve në detyrë bëhet vetëm me marrjen e pëlqimit prej tyre
• Prokurori i Përgjithshëm përcakton numrin e përgjithshëm të funksioneve organike për prokurorë në të gjitha shkallët, pas konsultimeve me ministrin e Drejtësisë
• Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është 5 vjet, pas largimit nga detyra kryeprokurori mund të konkurrojë për Shkallën
e Parë dhe të Dytë të akuzës
“Kontrasti” mes Ina Ramës dhe vartësve në Prokurori
TIRANE – Në parim kryeprokurorja Ina Rama është shprehur dje se puna e Prokurorisë mund të vazhdojë normalisht, edhe nëse përfaqësuesit e akuzës nuk do të kenë imunitet. Në kontrast me këtë konstatim qëndron reagimi i prokurorëve të prokurorive në rrethe dhe në Tiranë. Ata thonë se koncepti i imunitetit është çështje statusi, por edhe një fenomen praktik në lidhje me raportin e tyre me policinë, e cila sipas projektligjit të ri të Ministrisë së Drejtësisë, mund t’i ndalojë, arrestojë apo kontrollojë prokurorët pa autorizim. Sipas prokurorëve, imuniteti i tyre është krejt simbolik në raport me imunitetet e deputetëve apo të gjyqtarëve, të cilat kanë procedura të ndërlikuara dhe më afatgjata për t’u hequr. Prokurorët thonë se nuk ka asnjë precedent kur imuniteti i tyre të jetë bërë pengesë për ndëshkimin e abuzuesve.