“Diktatura shqiptare ishte më e ashpër se ajo e Rumanisë”
Rumaninë e ka njohur nga filmat dhe autorët më në zë të letërsisë.
Iolanda Malamen
“Diktatura shqiptare për të ishte më e ashpër se ajo e Rumanisë dhe e ka shkelur këtë vend, 15 vite më parë. Ylli Pango, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në një intervistë të dhënë dy ditë më parë në një nga të përditshmet rumune “ZIUA” (Dita), ka treguar për projektet e reja në fushën e turizmit dhe kulturës. Ka folur për lidhjet me ministrat homologë, ka folur për fondet akorduar MTKRS-së dhe për mbështetjen e tij ndaj festivalit të poezisë në Shqipëri, “Poetaka”.
Zoti ministër a mund të më flisni për veprimin e parë të rëndësishëm që keni bërë fill pas emërimit tuaj në këtë detyrë?
Ndoshta mund të duket e çuditshme, por do të veçoja, një nga punët e mia të para. Një ministër nuk mund të bëjë vetëm një punë të parë, janë shumë punë që presin njëherësh, aq më shumë në një ministri si MTKRS, që mbulon 4 fusha, turizëm, kulturë, sport e rini. Pra, një nga këto punë të para është ndërtimi, më saktë rikonstruksioni e restaurimi i ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, monument kulture i kategorisë së 2, për ta transformuar në godinë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve.
Cilat janë shenjat e para pas viteve ’90, që më në fund liberalizimi ka çuar në shëndoshjen e kulturës shqiptare në përgjithësi dhe të letërsisë e artit në veçanti?
Arti e kultura janë të lira dhe kjo liri nuk mund të mos krijojë një klimë të shëndetshme e së bashku me të edhe një kulturë e art të zhvilluar e me frymëmarrje të gjerë. Në fushën e letrave autorët e viteve ‘90 e ata të viteve 2000 janë në përpjekje të vazhdueshme për pasqyrime të reja e origjinale të realiteteve shqiptare të së shkuarës e së sotmes. Askush nuk gjykohet për stilin, metodën, tematikën apo tendencat a subjektivizmin si dikur. Artisti në cilëndo fushë arti është në kërkim të vetvetes e të resë, por ende mendoj unë, nuk ka arritur tek artdashësi fuqishëm pasi reminishencat e së shkuarës nuk është kollaj të zhduken. Jo në sensin e stilit a censurës, metodës a mjeteve shprehëse, rrymave që ndiqen a prirjeve individuale. Në sensin e orientimit me një botë të madhe arti, me një oqean krijimtarie, prekja e së cilës për rreth gjysmë shekulli ishte tabu. Në këtë sens është e natyrshme të ketë ashtu si kudo edhe vonesa, përpjekje për të dalë mbi ujërat e këtij oqeani. Më kujtohet një miku im i dikurshëm, piktor e karikaturist i talentuar që në fillim të viteve ‘90 emigroi në SHBA. Mund të them se është pa dyshim një nga artistët më fin që kam njohur aso kohe. Tani punon si designer atje, dhe nuk mund ta fshehë tronditjen e madhe që ndjeu në fillim kur ra në kontakt me artin e madh kontemporan atje, me larminë e krijimit dhe avancimin. Ende nuk e ka besimin se mund të krijojë. Ndjehej shekuj pas. Pa dyshim ky është një haraç që do ta paguajnë për ca kohë edhe artistët këtu, ndonëse kanë lirinë e daljes, kontakteve, shprehjes etj., prej rreth 20 vjetësh. Nuk është kollaj të dalësh në not të lirë nga pellgjet e ujërave të ndenjura të atyre kohërave, në detëra e oqeane të lirisë e larmisë së artit. Artistët e rinj lindur e shkolluar në periudhën e tranzicionit, sidomos në perëndim, e kanë më lehtë.
Çfarë mendoni se i jep sot besueshmëri dhe personalitet kulturës shqiptare?
Vijimësia. Tek ne ka pasur një letërsi e kulturë tradite të mirëfilltë, një letërsi e kulturë të rilindjes të fundshekullit të XIX e fillimit të shek XX, një letërsi e kulturë të kohës së mbretit Zog, është fjala për vitet ’30, ku spikaste tendenca për një frymë liberale e moderne perëndimore, pastaj një kulturë e letërsi të realizmit socialist, të ndrydhur, të përçudnuar me pak tendenca disidence, por gjithsesi me disa talente të spikatura që krijojnë edhe sot dhe së fundmi një letërsi e kulturë të sotme me orvatje e përsiatje për të dalë mbi ujërat e atij oqeanit që thamë. Gjithsesi, kemi një komb ku ka mjaft talente në kulturë e art, letërsi. Ka një rini me prirje për muzikë, valle, pikturë e letra. Plus një origjinalitet shqiptar që jo rrallë në shumë nga këto fusha na ka bërë të mburremi e të arrijmë sukses.
Banoni në një hapësirë mitike me potencial të madh turistik që ka ardhur si trashëgimi e rrallë e atyre, që jetuan para jush në këtë truall. A keni projekte për mbështetjen e kësaj perspektive kulturore?
Natyrisht. Nganjëherë them se kemi një fat të rrallë gjeografik (jo aq historik). Kemi, siç thatë ju, hapësirë mitike me potenciale të larmishme turistike, male, liqene, lumenj, 470 km vijë bregdetare, 2 000 monumente kulture ardhur nga qytetërimet e lashta ilire, romake e greke, 300 ditë diell në vit, hapësira frymëzuese për artin e kulturën, krijuesit e adhuruesit e kulturës. Ka natyrisht, për këto arsye por sidomos për nevoja të zhvillimit të vrullshëm që po përjetojmë, projekte të mëdha në fushën e turizmit ku investitorë të mëdhenj janë ofruar për investime në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.
A jeni për lidhje me shkrimtarët shqiptarë të diasporës?
Padyshim. Nuk kanë munguar këto lidhje dhe në të shkuarën, qoftë me shkrimtarët arbëreshë të Jugut të Italisë, por edhe më gjerë. Ata shpesh vijnë e marrin pjesë në takime e aktivitete kushtuar kulturës e gjuhës sonë amtare. Por kemi lidhje edhe me diasporën e re, që tashmë ndodhet e shpërndarë sa në Evropë aq edhe në SHBA.
A komunikoni me ministra të Kulturës të vendeve të tjera? A i përkrahni shkëmbimet kulturore?
Natyrisht, marr pjesë në takimet e ministrave të Kulturës së vendeve evropiane e të rajonit, kam marrëdhënie shumë të mira me ministrin grek të Kulturës Liapis, me atë të Sllovenisë, Malit të Zi etj. Në takimin e fundit të ministrave të Kulturës evropianë në Athinë, me temë dialogun ndërkulturor, shkëmbyem ide e bëmë marrëveshje me vlerë në fushën e kulturës. Thjesht sa për ilustrim ishte ndihma dhe mirëkuptimi me homologun grek, që bëri të mundur kthimin në Shqipëri nga ministria jonë të statujave të lashta të rrëmbyera nga Shqipëria në vitin ‘97, dhe po kjo gjë po bëhet edhe me qeverinë italiane për kthimin e disa statujave të tjera. Mendoj se shkëmbimet, sidomos mes ministrave të rajonit tonë, që unë i kam mjaft frekuente dhe frutdhënëse, janë me mjaft vlerë, si shkëmbime mes trevash që përfaqësojnë rrënjët e qytetërimeve e kulturave më të vjetra evropiane, nga zënë fill mjaft kultura të tjera. Janë me mjaft vlerë edhe për faktin se njohja e kulturave shpesh paradoksalisht, jo mjaft të njohura për njëra-tjetrën, i shërben edhe zbutjes së klimës politike apo raporteve të ndërsjellta midis qeverive, por edhe njerëzve me paragjykime karshi njëri-tjetrit, të vendeve të rajonit tonë. Këtë e them edhe duke ju kthyer zanatit tim të vjetër të psikologut, e sidomos asaj pjese të psikologjisë sociale që lidhet me paragjykimet.
A është marrë Ministria e Kulturës me festivalin e poezisë “Poeteka” të Durrësit?
Padyshim. Unë çdo vit e mbështes me kënaqësi këtë aktivitet sepse një pjesë e mirë e organizatorëve si Teferiçi, Leka, Hatibi etj., janë pikërisht pjesë e atij brezi autorësh të rinj të viteve të tranzicionit shqiptar, që përpiqen të dalin mbi atë sipërfaqen e gjerë të oqeanit të madh të artit botëror, që e përmenda pak më sipër. Dhe për këtë i vlerësoj. Por kam edhe një arsye tjetër, për këtë predileksion për letrat sepse përpara se të jem ministër, jam vetë autor librash prej vitesh jo vetëm në fushën e psikologjisë, ku kam libra si “Psikologjia Sociale”, “Psikoterapia”, apo “Psikologjia e të menduarit të fëmijës”, por edhe në atë të letrave. Jam autor i një romani të vogël “Rrënoja”, një lloj sinteze artistike e viteve të para të tranzicionit, i një libri me përshtypje udhëtimi “Amerika”, shkruar pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara ku kreva studimet pasuniversitare në vitet 1994-1995, dhe i një libri me ese e skica me titull “Krim”.
Çfarë dini për kulturën rumune?
Më kujtohet në moshë studentore ndiqnim me ëndje filmat artistikë rumunë, goxha më të moderuar se tanët në sensin ideologjik, dhe atë të mënyrës së jetesës së rinisë. Kjo edhe për shkak se diktatura jonë ishte shumë më ortodokse se juaja. Disa nga kineastët tanë, madje kanë studiuar në Rumani në vitet ‘70. Dija që ndikoheshit goxha nga kultura franceze dhe pa dyshim shihnim tek ju nëpërmjet atij arti, që arrinte të penetronte deri tek ne, një tendencë në rritje për liberalizim e dalje nga sistemi diktatorial. Kuptohet edhe ju kishit kufizimet tuaja por më të pakta se ne. Nga autorët rumunë të traditës të përkthyer në shqip njoh Soreskun, poetin tuaj kombëtar Emineskun. Viktor Eftimiun e njoh nga pjesa teatrale “Njeriu që pa vdekjen me sy” dhënë disa herë në teatrot tona, por sidomos për faktin se është me origjinë shqiptare. Kemi një librari në Tiranë me emrin e tij. Njoh edhe Karaxhalen përsëri nëpërmjet një komedie vënë në skenë nga regjisorë e aktorë shqiptarë. Por jo vetëm kaq.
Marrë me shkurtime nga “ZIUA”
Bukuresht 08.09.2008
Fondet për ministrinë
Për sa i përket fondeve akorduar nga buxheti i shtetit që i janë aktuar kulturës shqiptare Pango shton se, arrin rreth 20 milionë USD. Këto të destinuara për projektet artistike, kulturore, investimet në fushën e kulturës e të trashëgimisë kulturore, restaurimin e këtyre të fundit etj. “Ka mjaft donacione veç këtyre për restaurimet sidomos të kishave, sponsorizime të kompanive të mëdha të biznesit për koncerte këngëtarësh të mëdhenj, apo aktivitetet të mëdha artistike etj. Kemi fituar një projekt të madh prej 3,26 milionë euro nga një fond i qeverisë spanjolle për restaurimin e Muzeut të madh Historik Kombëtar në kryeqytet, për rivitalizimin e artizanatit shqiptar e për kulturën dhe një fond tjetër rreth 5 milionë euro nga Zyra e Komunitetit Europian në Tiranë për restaurimin e kalave të vjetra e mesjetare ”, vijon Pango gjatë intervistës për “ZIUA”.