E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luk i ri për Viktoria Bekam



Të hënën në mbrëmje, në ceremoninë e yjeve të Mark jakobs ka zgjedhur të prezantohet me një luk të ri. Viktoria Bekam i ka prerë flokët shkurt, asnjë zgjatje jonatyrale dhe orë të tejzgjatura në parukeri. Ish-anëtarja e “Spice Girls” i ka dhuruar vetes një model të ri që e bën të duket më e freskët dhe më ironike. Ajo tashmë ka një arsye më tepër për të buzëqeshur. Zërat për cilësitë e bashkëshortit Dejvid, të paraqitura në reklamat publicitare në të cilat futbollisti reklamon veshjet intime të Armanit, duket se kanë bërë bujë më shumë seç pritej.
E ka pohuar se ai është një mashkull në kuptimin e plotë të fjalës ka qenë Kaili Sendilens, e cila punon për një radio private australiane. Ajo ka pasur fatin ta takojë Dejvidin në tualetin e një klubi në Los Anxheles. “Tualeti ishte aq i vogël sa nuk mund të rrija pa e vëzhguar me imtësi”,- sqaron ajo. “Për herë të parë në jetën time u ndjeva vërtet në siklet. Tani mund t’ua them të gjithëve: ajo që duket në reklamën publicitare nuk është vepër e sajimeve në kompjuter po diçka e vërtetë”.

Minogue: “Nëse nuk gjej mashkullin e duhur do të bëhem lesbike”

Ylli i muzikës pop, Kajli Minog, e ka lënë të hapur mundësinë për të hyrë në një lidhje lesbike, nëse nuk gjen një mashkull për t’u stabilizuar. Këngëtarja australiane ka pranuar se kishte ndier diçka për ikonën e ekranit Tallulah Bankhead, dhe pranon se mund të kishte bërë seks me të. “Do të bëhesha lesbike për të. Ajo ka qenë një femër tërheqëse të cilën e adhuroj. Nëse nuk mund të gjej një mashkull, atëherë ndoshta do të bëhem lesbike”,- ka thënë Kajli.

10 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›