E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, Shqipëria 20 herë më pak se BE

• Numri i personave që humbasin jetën në aksidentet rrugore në 25 vendet anëtarë të BE, krahasuar me vendin tonë, është mbi 20 herë më i lartë.

 Sipas raportit të organizatës botërore të shëndetësisë  ndërsa në këto vende çdo vit për 100 mijë banorë humbasin jetën 297 persona, në Shqipëri ky tregues është 12 persona. Megjithatë këto të dhëna ndryshojnë vit pas viti. Një numër të konsiderueshëm vdekjesh ka në vendet e BE edhe nga aksidentet në punë, ndërsa sërish Shqipëria këto tregues i ka më të ulët. Por nga ana tjetër, si pasojë e amortizimit të rrugëve, të sigurisë teknike të dobët dhe shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtojnë automjetet, në Shqipëri numri i aksidenteve është gjithnjë e më në rritje. Një tjetër faktor që ndikon së tepërmi është edhe shtimi në masë i shoferëve të rinj, të cilët e marrin patentën për një kohë të shkurtër dhe bëhen shkaktar të aksidenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›