INSTAT, uji i ndotur burim sëmundjesh te fëmijët
• Uji i pijshëm jo i sigurt është edhe shkaku kryesor për sëmundjet e ndryshme, madje dhe vdekjeprurëse te fëmijët.
Sipas të dhënave të INSTAT-it mbi cilësinë e ujit të pijshëm, mundësia për të përdorur ujë të rrjedhshëm dhe të pastër paraqet problem, veçanërisht në zonat rurale. Në këto zona, vetëm 20 për qind e popullsisë ka burim të ujit të pijshëm brenda në shtëpi. Lidhjet e paligjshme të tubave, si dhe klorimi i pakontrolluar e i parregullt janë gjithashtu një fenomen jo i rrallë. Gjendja është më problematike në verilindje të vendit, ku 33 për qind e familjeve nuk kanë fare ujë të rrjedhshëm. Sëmundjet e shkaktuara, për shkak të ujit të infektuar te fëmijët janë kryesisht hepatiti A i përhapur në grupmoshat 0-9 vjeç, por edhe helmimet e ndryshme. Fëmijët janë më të rrezikuarit për t’u prekur prej këtyre sëmundjeve, pasi edhe imuniteti i organizmit të tyre është më i dobët. Por çrregullime të rënda mund të shkaktojnë ato edhe në organizmin e të rriturve. Mjekët këshillojnë që me shfaqjen e shenjave të para, të sëmurët të paraqiten në spital. Por nga ana tjetër në pikëpyetje janë vënë disa herë edhe firmat shqiptare që ambalazhojnë ujin e pijshëm. Në një studim të disa muajve më parë nga Instituti i Shëndetit Publik rezultoi se, shumë prej tyre nuk zbatonin parametrat e vendosura si kusht për ujin e ambalazhuar.