E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astma,dyfishohen fëmijët e prekur

• Në 5 vitet e fundit numri i të sëmurëve me astmë në vendin tonë është dyfishuar. Sipas mjekëve specialistë, shkak është bërë ndotja e ajrit si dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Në të dhënat që publikuan dje mjekët e QSU, fëmijët e moshave 13-14 vjeç janë ata që preken më shumë nga këto sëmundje. Vitet e fundit prevalenca e të prekurve nga astma ka arritur në 3.6 për qind nga 1.6 që ka qenë më parë. Për këto mosha faktorë madhorë të riskut për të kaluar në astmë bronkiale janë alergjitë e pamjekuara në kohë, por edhe ndryshimi i temperaturave dhe lagështira luajnë një rol jo më pak të rëndësishëm. Mbajtja e fëmijëve në ambiente të mbyllura i rrit shanset për alergji të ndryshme, duke rritur mjaft rrezikun për shfaqjen e astmës në moshë më të rritur. Mjekët sqarojnë se sa më shpejt të kapet një sëmundje alergjike, aq më i lehtë është kurimi i saj dhe aq më e vogël do të jetë mundësia e shfaqjes së astmës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›