Bashkia: Gjobë për firmën që hedh inertet në Kinostudio
• “Firma private që ka depozituar inerte në zonën e Kinostudios, do të gjobitet dhe nuk do të lejohet më të hedhë aty mbetjet e ngurta”.
zirina llambro
Këtë sqarim bëri dje zyrtarisht Bashkia e Tiranës. Sipas këtij institucioni, pas publikimit të lajmit nga gazeta “Panorama” tri ditë më parë, u bënë verifikimet përkatëse në zonë dhe rezultoi se firma, e cila kishte marrë me qira tokën depozitonte realisht në të plehra e inerte. “Drejtuesit e firmës u shprehen se, hedhjen e mbetjeve të ngurta e kishin bërë me qëllim eliminimin e baltës”, sqaruan inspektorët e bashkisë. Por sipas banorëve, kjo gjë rezulton të jetë e pavërtetë, pasi pirgjet me plehra që prej një muaji ishin bërë gjithnjë e më të mëdhenj dhe askush nuk kishte ndërmend t’i zhvendoste që aty. Nga ana tjetër bashkia, sqaroi se autoboti i firmës pastruese të Tiranës “Eco aqua s.r.l” nuk ka fare lidhje me situatën e krijuar. “Parkimi i këtij automjeti në këtë zonë është i rastësishëm. Ne kemi të regjistruara të gjitha targat e makinave që pastrojnë kryeqytetin dhe nëse ndonjëra prej tyre do të kishte hedhur mbeturina në zonën përkatëse, penalizimet nga bashkia janë tepër të rënda. Prandaj përveç faktit se autoboti i kësaj firme vetëm lag me ujë rrugët për të shmangur pluhurin, e përjashtojmë mundësinë e lidhjes së saj me firmën private që depoziton mbetjet”, u shpreh njëra prej inspektoreve të bashkisë, që bën verifikimin e situatës.
Ndotja
Dje një pjesë e mbetjeve të ngurta, që zbrazeshin sistematikisht në Kinostudio është sheshuar e ngjeshur në tokë. Çka do të thotë se nuk janë zhvendosur që aty. Zanafilla e ndotjes në këtë zonë nisi disa muaj më parë. Fillimisht u duk diçka kalimtare, por kur rituali i kamionëve që zbraznin mbetjet e ngurta nisi të përsëritet banorët e lagjes janë ankuar disa herë. “Një ditë mora 129 dhe i tregova këtë problem. Madje, edhe i kam xhiruar me kamera kamionët kur shkarkohen. Por se ka vënë njeri ujin në zjarr që të vijë e të kontrollojë. Ne kemi dhe fëmijë të vegjël dhe pluhuri është i padurueshëm”, u shpreh për gazetën një banor i lagjes. Reagimet nga bashkia ishin të menjëhershme pas publikimit të këtij skandali me ndotjen nga inertet në Tiranë. Ndërsa Ministria e Mjedisit, një tjetër institucion që duhet të kontrollojë e madje dhe të gjobisë shkelësit e ligjit nuk e mori mundimin që të paktën të çonte inspektorët e saj për të verifikuar situatën. Kjo lloj neglizhence e përsëritur ka bërë që sidomos në zonat periferike të kryeqytetit kamionë me inerte dhe mbetje të tjera të ngurta të zbrazen natën, duke i shkaktuar mjedisit një dëm shpesh të parekuperueshëm. Shembulli perfekt mbetet zona e Dajtit, e cila ndotet gjithnjë e më shumë nga mbeturinat. Nëse rruga të bie natën, nuk mund të të shpëtojnë dhjetëra automjete të tonazhit të rëndë, që hedhin ku të munden ngarkesat e tyre.
Ndotja në Tiranë, 6 herë më shumë se BE-ja
Tirana është 6 herë më e ndotur se vendet e Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në nivele alarmante janë grimcat e pluhurit në ajër. Ato tejkalojnë me disa herë normat e lejuara. Por edhe përpunimi e depozitimi i mbeturinave është kthyer në një problem më vete. Përfaqësuesit e OBSH-së, i kanë kërkuar disa herë strukturave përkatëse të qeverisë të marrin masa për të përmirësuar situatën. Kjo, pasi pasojat janë tepër të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.