"Shprehni me përqindje si e keni komunikimin me gjyqtarin"
Ministri i Drejtësisë nuk po rresht së prodhuari ide të reja, me të cilat shpreson të rrisë presionin ndaj sekretareve të gjykatës më të madhe në vend, që aktualisht duket se janë kthyer në kontrolluese të punës së gjyqtarëve të kësaj gjykate. Një pyetësor specifik është shpërndarë ditët e fundit në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet. Pyetjet e tij duket se kanë qëllim të verifikojnë se sa të sakta janë raportet që sekretaret dërgojnë përditë në ministri. Pak kohë më parë, "Shqip" publikoi lajmin se nga raportet e sekretareve nuk ishte evidentuar asnjë shkelje e gjyqtarëve. Kjo gjë duket se nuk i ka shkuar për shtat ministrit të Drejtësisë, i cili ka vendosur të forcojë kontrollin. Në pyetësorin e shpërndarë ka pasur pyetje që lidheshin me orarin e zhvillimit të seancave, solemnitetin e seancave, marrëdhëniet që kanë sekretaret me gjyqtarët, etj. Por në të nuk kanë munguar edhe pyetje që janë konsideruar si absurde jo vetëm nga sekretaret, por edhe nga e gjithë trupa e gjyqtarëve të kësaj gjykate. "Cili është komunikimi juaj me gjyqtarin me të cilin ushtroni detyrën tuaj? Vlen ai për t‘u vlerësuar? Në çfarë mase? (përcakto në përqindje) Komento nëse dëshiron", është kjo një nga pyetjet më interesante të pyetësorit, por me të cilën kanë përfituar për të bërë humor pjesa më e madhe e punonjësve të gjykatës. "U bëra kaq vjet në këtë punë, por s‘më kishte shkuar mendja se do të më pyesnin ndonjëherë për marrëdhëniet që kam me gjyqtarin me përqindje", shprehet një nga sekretaret e gjykatës. Më tej, ajo shton: "Po si mund të maten marrëdhëniet e punës? Me çfarë njësie matëse ta llogaris unë komunikimin me gjyqtarin. Nuk e di si do t‘i përgjigjem kësaj".
Në pyetësorin e shpërndarë sekretareve të gjykatës disa nga pyetjet synojnë të verifikojnë përplasjet në oraret e nisjes së seancave. Gjithçka në funksion të hetimit lidhur me raportet e dërguara, nëse janë të vërteta, apo sekretaret kanë gënjyer gjatë përpilimit të tyre. Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë dje se në disa raporte të dërguara nga sekretaret rezulton se një gjyqtar në të njëjtën kohë që është në një proces të drejtuar prej tij, ka qenë edhe në një proces ku ka qenë anëtar i trupit gjykues. Kjo për ministrinë duket se është një shkelje e bërë nga sekretaret, por punonjëset e gjykatës thonë se nuk ka asnjë lloj pasaktësie në raportet e tyre. Ato pretendojnë se këto përplasje kanë të bëjnë me pak minuta nga momenti kur njëri gjyqtar është duke mbyllur gjyqin e tij, ndërsa pritet të paraqitet në treshen ku është anëtar i trupit gjykues.
Por presioni në rritje ndaj sekretareve të Gjykatës së Tiranës duket se ka shtuar panikun te këto të fundit. Sipas ligjit të ri "Për organizimin e gjyqësorit", paga e sekretareve të gjykatës duhet të jetë e barabartë me atë të një punonjësi në Ministrinë e Drejtësisë. Rreziku që ministria të mos të ketë mundësi të plotësojë këtë rritje page ka shtuar frikën te sekretaret, pasi mendojnë se një pjesë e tyre mund të largohet nga puna dhe me lekët e pagesës së tyre të shtohet paga që parashikon ligji për ato që do të mbeten në punë. Gjithsesi, në ambientet e gjykatës nuk mungojnë edhe mendimet se ky presion bëhet që ministri të gjejë shkak për të zëvendësuar pjesën më të madhe të tyre, me punonjëse të tjera, që do të jenë të besuarat e tij.
Disa nga pyetjet
Evidentimi
A keni evidentuar dhe evidentoni në mënyrë të saktë në procesverbalet e seancave gjyqësore orën e fillimit dhe mbarimit të seancës gjyqësore. Nëse jo, pse?
Komunikimi
"Cili është komunikimi juaj me gjyqtarin me të cilin ushtroni detyrën tuaj? Vlen ai për t‘u vlerësuar? Në çfarë mase? (përcakto në përqindje) Komento nëse dëshiron"
Kancelari
Në sa raste është kryer kontroll nga kancelari për informacionin e përgatitur nga ju dhe në sa prej tyre janë evidentuar problematika të patrajtuara ose parregullsi?
Reagimi
Kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve flet për reformën në drejtësi
"Nuk duhet të lejojmë që reforma
të cenojë pavarësinë e gjyqësorit"
"Nuk duhet të lejojmë që reforma të cenojë pavarësinë e gjyqësorit. Përkundrazi, reforma duhet të ndihmojë në rritjen e garancive të pavarësisë së Pushtetit Gjyqësor për dhënien e një drejtësie gjithmonë e më të mirë ndaj publikut". Kështu ka reaguar kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Manjola Bejleri, në një tryezë për çështjet e reformës në drejtësi të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës. Në këtë aktivitet ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e shoqatave të prokurorëve, avokatëve dhe ekspertë të fushës së jurisprudencës, është diskutuar për ecurinë e deritanishme të reformës, problemet që janë ndeshur, por edhe nevojën për më shumë pjesëmarrje të aktorëve të sistemit të drejtësisë. Bejleri, duke marrë fjalën në takim, ka theksuar se "reforma në drejtësi nuk po kryhet në mënyrën e mirë të duhur, nuk ka informim dhe transparencë ndaj publikut në lidhje me atë se çfarë po bëhet, nuk ka përfshirje të grupeve të interesit, të profesionistëve apo subjekteve zbatues të ligjit, objekt i reformës". Duke shprehur mendimin e shoqatës që ajo përfaqëson, kryetarja e SHKGJ ka vijuar me një sërë kritikash ndaj indiferencës së klasës politike për të dëgjuar mendimin e grupeve të interesit. Ajo ka marrë si shembull miratimin e ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Pushtetit Gjyqësor", i cili u hartua dhe miratua pa u konsultuar me gjyqtarët dhe vetëm pak muaj pas hyrjes, kushtetutshmëria e tij vihet në pikëpyetje nga paditë që janë ngritur e do të ngrihen në Gjykatën Kushtetuese.
Kryetarja e SHKGJ-së nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe situatën e fundit të krijuar nga urdhrat e ministrit të Drejtësisë për të kontrolluar punën e gjyqtarëve nëpërmjet sekretareve të tyre. "Administrata e gjyqësorit, me rolin e saj ligjor ndihmës, është në shërbim të pushtetit gjyqësor dhe të asnjë pushteti tjetër. Nuk mundet dhe nuk duhet të lejohet të përdoret administrata e gjyqësorit për të realizuar shërbime në funksion të qëllimeve të ekzekutivit dhe legjislativit, jashtë kompetencave e detyrave të saj ligjore", ka deklaruar Manjola Bejleri.