Subvencion për vreshtat, vera vjen nga importi
Në dy vitet e fundit qeveria ka dhënë gati 3 milionë dollarë për të nxitur vreshtarinë. Këto para u janë dhënë në dorë fermerëve që mbjellin vreshta. Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare ka rreth 11 mijë hektarë të mbjellë me vreshta. Sipërfaqja e tyre rritet me 700 deri në 800 hektarë në vit. Por të dhënat tregojnë se fermerët tanë nuk arrijnë dot të prodhojnë as për të përmbushur nevojat e tregut të brendshëm. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, prodhimi i verës në vend është rreth 16 mijë hektolitra në vit, në një kohë kur konsumi i këtij produkti është afro 40 mijë hektolitra në vit. Për rrjedhojë Shqipëria detyrohet të importojë nga jashtë plot 60 për qind të nevojave të tregut për verë.
Vreshtaria
Sipas një studimi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, rreth 53% e familjeve fermere janë të angazhuara totalisht në punët e vreshtarisë. Për vitin 2008, sipërfaqja e mbjellë me vreshta është dyfishuar, duke e rritur me rreth 870 hektare. Përpara viteve ‘90 vreshtaria zinte një vend kryesor në prodhimin bujqësor shtetëror, por zvarritjet burokratike të ndarjes se tokave ndikuan që mijra hektarë me vreshta gjatë viteve të tranzicionit të shkatërohen. Ndërkohë që industria e verës, pjesa më e madhe e të cilës është privatizuar, mbeti pa lëndë të parë. Aktualisht zhvillimi i vreshtarisë dhe industrisë së verës po nxitet nga strukturat e ministrisë së Bujqësisë dhe në zona të ndryshme të vendit, që kanë patur traditë kultivimin e vreshtave janë zgjeruar sipërfaqet e mbjella. Në shkallë vendi funksionojnë 58 fabrika të pijeve alkoolike, 55 të prodhimit të birrës dhe 22 të prodhimit të verës, të shpërndara në gjithë vendin, por me kryesoret në Tirane, Durres, Vlore, Korçe, Fier, etj dhe qe jane nje baze e mire për t‘i paraprirë zhvillimit të mëtejshëm të këtij sektori. Ndërkohë është hartuar edhe një ligj mbi vreshtarinë dhe prodhimin e verërave, ku përcaktohen kritere dhe normat e prodhimit sipas standardeve europiane, në mënyrë që prespektiva e këtij sektori të jetë dhe eksporti. Për vetë kushtet klimaterike, traditen, ndërthurjen e interesave publike dhe private, sipas specialistëve, ky ligj ka një rëndesi të veçantë për ekonominë, pasi ndër të tjera i jepet hapsirë prodhimeve cilësore dhe të garantuara në treg. Nisur nga shifrat e mbjelljeve, si dhe nga të dhënat operative rezulton se nga viti në vit po rritet interesi i fermerëve për të investuar në pemtari dhe veçanërisht në mbjelljen e vreshtave. Ndërkohë dhe për industrinë përpunuese të verës, e cila është e privatizuar, MBUMK po harton disa projekte për t‘i ardhur në ndihmë zhvillimit të saj