Ndërtimi në prag të kolapsit
Rënia e fortë e kërkesës për apartamente po e zhyt sektorin e ndërtimit në një krizë të paprovuar ndonjjëherë më parë. Tashmë paralajmërimet e ndërtuesve po konfirmohen zyrtarisht edhe nga shifrat që përpunojnë institucionet shtetërore të specializuara. Të dhënat zyrtare tregojnë se për herë të parë që nga viti 1998 çmimet e apartamenteve thuajse nuk janë rritur fare. Kjo ndodh në një kohë kur numri i lejeve dhe ndërtimet e reja në treg ka qenë dukshëm më i vogël krahasuar me vitet e mëparshme. Sipas Bankës së Shqipërisjë, në tremujorin e parë të vitit 2008, çmimet e apartamenteve janë rritur me vetëm 0.5 për qind, kur në tremujorin e fundit të vitit të kaluar rritja ka qenë 17.5 për qind. Rënia e ritmeve të rritjes është e dukshme. Ky është një lajm I mirë për ata qytetarë që duan të blejnë apartamente, por padyshim është edhe një sinjal i fortë paralajmërimi, se sektori i ndërtimit po i afrohet kolapsit.
Rënia
Rënia e ritmeve të rritjes së apartamenteve ndodh në një kohë kur ndërtuesit po përballen më rritje të konsiderueshme të kostos në vazhdimësi. Sipas Bankës së Shqipërisë, zhvillimet në kostot e ndërtimit kanë ndikuar pak në zhvillimet e çmimeve të banesave, pasi indeksi i kushtimit në ndërtimit paraqitet me një rritje konstante rrotull vlerës 2%, që prej tremujorit të katërt të vitit 2004. Kjo do të thotë se ndërtuesit tashmë gjenden në një pozitë jo të mirë, pasi rritjen e kostove nuk mund ta kompesojnë dot me rritje të çmimeve në treg. Shkaku i rënies së kërkesës për apartamente mbetet ende i paqartë, ndëonse disa prej ndërtuesve e lidhin këtë me rënien e kërkesës nga emigrantët
Tregu
Rritja vjetore e shitjeve në sektorin e ndërtimit gjatë vitit 2007 ka qenë rreth dy herë më e ulët sesa rritja vjetore, gjatë viteve 2004-2006. Niveli i shitjeve në këtë sektor ka shënuar vlerën më të ulët të tij gjatë tremujorit të fundit të vitit 4.6%, shifër kjo rreth 11 herë më e ulët se rritja vjetore e shitjeve gjatë po të njëjtës periudhë të vitit 2006. Vëllimi i ndërtimeve të përgjithshme po ashtu ka ardhur në rënie, ndërkohë që numri i ndërtimeve të reja ka shënuar rënien më të lartë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2007 duke rënë me 23.3%. Kjo konfirmohet edhe nga edhe rënia e nivelit të konsumit të dukshëm të çimentos gjatë vitit 2007, deri në gjysmën e masës së konsumuar një vit më parë. Banka e Shqipërisë paralajmëron se situate e vështirë që po kalon sektori i ndërtimit përbën një një kërcënim për ekonominë. "Dega e ndërtimit vazhdon të karakterizohet nga një situatë jo e qartë edhe në tremujorin e parë të vitit 2008. Ngadalësimi i ritmit të rritjes së aktivitetit ekonomik të sektorit të ndërtimit, krahasuar me ecurinë mesatare të viteve të fundit kërkon vëmendje, nisur nga roli dhe kontributi që ky sektor ka në ekonominë vendase", thuhet në raportin e Bankës mbi zhvillimet në ekonomi për tremujorin e parë të vitit.