Aksidentet, dy të vdekur dhe një i plagosur
Autori i Lajmit: red.
Aksidentet rrugore kanë përgjakur juglindjen e vendit. Brenda një harku të shkurtër kohor kanë ndodhur tri aksidente fatale, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në një rrugë këmbësore në vendin e quajtur kthesa e fshatit Luaras të Ersekës, ku një traktor pa targa, pasi ka dalë nga rruga, ka aksidentuar për vdekje një person dhe ka dëmtuar keqazi drejtuesin e tij. Sipas të dhënave, ka qenë 36-vjeçari Landi Beqo, banues i këtij fshati, i cili duke drejtuar mjetin e tij traktor pa targë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka aksidentuar për vdekje 49-vjeçarin Behar Tare, banues në Luaras. Por mësohet se edhe vetë drejtuesi i mjetit është plagosur gjatë këtij aksidenti dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës në një gjendje shumë të rëndë për jetën. Ndërkaq, një aksident tjetër është shënuar në rrugën Slatinë-Proptisht të Pogradecit, ku Murat Isufi, aktualisht emigrant në Greqi, duke drejtuar mjetin tip “Mazda” me targë PMN 6262 ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar 58-vjeçari Ethem Alla, i cili udhëtonte si pasagjer në mjet dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur “Blu Ice” në fshatin Çiflig. Sipas të dhënave të policisë, autori i tij është 36-vjeçari Adriatik Mbroci, lindur dhe banues në fshatin Zvirinë të Korçës, i cili është arrestuar menjëherë prej forcave të saj. Burimet policore tregojnë se Mbroci, duke drejtuar mjetin e tij tip “Ford” me targë KO 630 A taksi, ka aksidentuar me vdekje 51-vjeçarin Kujtim Salku, lindur dhe banues në Tiranë, i cili në atë moment ishte duke zbritur nga mjeti i tij tip “Skania” me targë TR 2394 J, i parkuar sipas të gjitha rregullave në rrugë. Mbroci, pasi e ka aksidentuar Salkun, është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me mjetin, por pas marrjes së informacionit, u shkua në vendin e ngjarjes dhe më pas u bë e mundur kapja e autorit. Policia tashmë ka kryer të gjitha veprimet procedurale për veprën penale të ”Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i mjetit në gjendje të dehur”, parashikuar nga nenet 290/1,273, dhe 291 i Kodit Penal në ngarkim të Adriatik Mbrocit.
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009