Sherri për një vajzë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Një debat banal midis të rinjve ka degjeneruar deri në një të vdekur dhe dy të plagosur. Një femër ka qenë sebep i sherrit, i cili fillimisht nisi si lojë dhe më pas, nën efektit e alkoolit, kanë nxjerrë thikat dhe janë vrarë me njëri-tjetrin. Elis Spaho, 25 vjeç, ka mbetur i vdekur pas një thike të marrë në afërsi të zemrës dhe dy bashkëmoshatarët e tij, Leonard Badho e Lodian Hoxha, kanë marrë plagë të rënda. Edhe pse mjekët bënë përpjekjet maksimale për ta mbajtur në jetë. 25-vjeçari ka humbur jetën, pasi thika i kishte prekur muret e zëmrës dhe i kishte prerë një arterie. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës të së martës në qytetin e Korçës brenda një lokali pranë Universitetit “Fan Noli”.
Ngjarja
Të rinjtë ishin duke qëndruar në një lokal në afërsi të universitetit. Tre të rinjtë që ranë pre e autorit të ngjarjes ishin duke qëndruar në një tavolinë ngjitur me atë të agresorit. Fillimisht ata kanë shkëmbyer fjalë në distancë dhe duke i hedhur akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit. Pasi situata është nxehur aty kanë ndërhyrë edhe disa persona të tjerë të pranishëm që kanë minimizuar sherrin. Pasi të rinjtë kanë ulur tensionin me njeri-tjetrin janë ulur sërish dhe kanë konsumuar një sasi të madhe alkooli. Pasi kishin kaluar dosa orë nga qëndrimi i tyre në lokal, sherri ka nisur sërish, por këtë herë tonet kanë qenë më të ashpra kjo për shkak të efektit të alkoolit. Pasi janë sharë me fjalë të rinjtë janë konfrontuar fizikisht me njeri-tjetrin. Më pas autori ka nxjerrë thikën dhe ka gjuajtur dy herë në kraharor 25-vjeçarin Elis Spaho. Aty kanë ndërhyrë edhe dy shokët e tij, të cilët kanë tentuar të ndalojnë autorin. Por gjatë ndërhyrjes ata kanë mbetur të plagosur lehtë në krahë. Pasi ka kryer aktin, autori është larguar në drejtim të paditur. Identiteti i tij nuk është dhënë nga policia për arsye hetimi. Sipas informacioneve, viktima dhe autori i ngjarjes janë konfrontuar edhe herë të tjera me fjalë, por këtë herë ngjarja ka degjeneruar deri në vdekjen e 25-vjeçarit.
Hetimet
Burime nga policia e këtij rrethi bëjnë të ditur se dy të rinj, njëri prej tyre i quajtur Elis Spaho, kanë shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin për shkak të një vajze. Sherri degjeneroi në një konflikt fizik ku nuk munguan edhe sendet e forta. Mësohet se personi, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, nxori një armë të ftohtë, (thikë) dhe me të ka qëlluar shtetasin Elis Spaho. Plaga e marrë në trupin e 25-vjeçarit ka qenë vdekjeprurëse për këtë të fundit. Pas kësaj autori është larguar menjëherë nga vendngjarja duke lënë trupin e përgjakur përtokë, në prani të disa dëshmitarëve. Të plagosur gjatë sherrit mbetën edhe dy shtetas, Leonard Badhco dhe Lodian Hoxha, por jashtë rrezikut për jetën. Pas sinjalizimit për ngjarjen e rëndë, policia ka shkuar në vendngjarje ku ka mësuar detaje për krimin e ndodhur. Nga hetimet paraprake mësohet se “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, dhe se pak para grindjes, të rinjtë kishin konsumuar alkool. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe për këtë qëllim janë ngritur postblloqe në të dalë të Korçës. Vazhdon kërkimi për kapjen e autorit, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009