Aksidentet, dy të vdekur në Fier dhe Përrenjas
Dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente të rënda automobilistike të ndodhura dje në Fier dhe në Përrenjas. Viktima e aksidentit të ndodhur në Fier është një grua 67 vjeçe, e cila është përplasur nga një veturë tip "Mercedes benz", ndërsa kalonte në këmbë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Aksidenti ka ndodhur në orën 17:45 në rrugën Fier-Topojë, ku automjeti me targa FR 0625B ka përplasur shtetasen Ike Zeqo, banore e fshatit Fermë. Ndërkohë, në Përrenjas, përplasja e dy fuoristradave ka shkaktuar vdekjen e 47-vjeçarit Besim Qyra dhe plagosjen rëndë të shtetasve Abedin Elezi dhe Agim Malgjina.