Durrës, kontrabanda bëhet natën
Dyshimet për kontrabandë mallrash nga Porti i Durrësit ka vënë në lëvizje prokurorinë. Organi i akuzës ka nisur një proces verifikimi në doganën e portit kryesor të Shqipërisë, pasi ka dyshime se që aty kanë kaluar pa paguar doganën rreth 100 kamionë me mallra, vetëm gjatë këtij viti.
Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Sipas këtyre burimeve, me urdhër të kreut të Prokurorisë së Rrethit kanë nisur verifikimet në lidhje me dyshimet për kontrabandë, që kryhet gjatë orëve të natës, kur dogana nuk punon.
Dogana në Portin e Durrësit punon në dy turne, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Gjatë nëntë orëve të natës, në portin detar funksionojnë vetëm sportelet për përpunimin e pasagjerëve, por jo të mallrave. Megjithatë, dyshohet se pikërisht gjatë orëve kur dogana është pushim, nga ky port dalin mesatarisht dhjetë kamionë me mallra çdo muaj.
Burimet pranë Prokurorisë së Durrësit bëjnë të ditur se prej disa ditësh është ngritur një grup pune të drejtuar nga prokurori Sokol Nishani, për të bërë verifikimet e duhura.
Të njëjtat burime thanë, për gazetën "Shqip", se ekziston një denoncim për kontrabandën që kryhet nga punonjësit e doganës së Portit të Durrësit gjatë natës. Në bazë të këtij denoncimi, ka qenë Prokuroria e Përgjithshme, ajo që ka kërkuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit të bëjë verifikimet e nevojshme. Kreu i Prokurorisë së Durrësit ka ngarkuar prokurorin Nishani me këto verifikime dhe pritet që në fund të muajit nëntor, grupi i punës të dalë me një konkluzion, në bazë të të cilit do të vendoset nëse do të nisë një procedim penal apo jo.
Sipas ligjit, procesi i verifikimit duhet të bëhet brenda një periudhe 20-ditore dhe, sipas burimeve të gazetës "Shqip", ky afat përfundon pas rreth dy javësh. Tashmë grupi i punës ka nisur të shqyrtojë dokumentacionin e lëvizjeve në port për të 11 muajt e këtij viti. Dyshohet se punonjësit e doganës, në bashkëpunim me nëpunës të tjerë të portit dhe me disa biznesmenë, kanë arritur të gjejnë një mënyrë për të kaluar sasi të mëdha mallrash pa paguar doganë. Sipas burimeve të prokurorisë, 100 kamionët me mallra, që dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në territorin shqiptar, u përkasin një numri të vogël subjektesh tregtare.
Sipas informacioneve që ka prokuroria, bëhet fjalë për një skemë të mirëmenduar për shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe në këtë skemë janë përfshirë shumë persona, nga nivelet më të ulëta, deri te zyrtarë të lartë të portit dhe doganës.
Gjithsesi, burimet pranë prokurorisë bëjnë të ditur se aktualisht gjithçka është në fazën e dyshimeve do të jetë fundi i këtij muaji që do të tregojë nëse dyshimet e deritanishme kanë një bazë reale. Nëse procesi i verifikimit konfirmon shkelje në procedurat e zhdoganimit, atëherë në fillim të dhjetorit do të nisë procedimi penal.
Aktualisht në Portin e Durrësit është duke u zbatuar një projekt për ndriçimin dhe vendosjen e kamerave të sigurisë. Ky investim bëhet pikërisht sepse infrastruktura aktuale e portit lejon elementët keqbërës të shmangin detyrimet doganore, siç është edhe rasti në fjalë.