Shpërthen gazi, rrezikon jetën amvisa
Një rrjedhje gazi nga soba e gatimit, dyshohet të jetë bërë shkak i një shpërthimi që rrezikon t‘i marrë jetën një 40-vjeçareje nga Kuçova. Sherife Dollani ka pësuar djegie të rënda në pjesën më të madhe të trupit, kur është përfshirë nga zjarri, ndërsa gatuante. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në fshatin Gegë, të Kuçovës. Gruaja është dërguar për ndihmë mjekësore pranë spitalit të Beratit, mjekët bëjnë të ditur se gjendja e saj është e rëndë. Nëna e katër fëmijëve ka pësuar djegie në gati 90 për qind të trupit dhe mjekët e Beratit kanë vendosur ta dërgojnë për ndihmë më të specializuar pranë Qendrës Spitalore "Nënë Tereza", në Tiranë.