E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg pesë trafikantë droge

Pesë të akuzuarit dhe të ndaluarit për narkotrafik, tri ditë më parë në Sorone, të Sarandës, kanë marrë mesditën e djeshme masën e sigurisë nga Gjykata e Sarandës. Aleksandër Draçi, Arben dhe Gramoz Tahiraj, Lavdërim Tozo dhe Fetah Muhameti, kanë dalë mesditën e djeshme para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës. Trupit gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Elidon Papazisi, ka vendosur të lërë në burg pa afat tre të arrestuarit me një sasi prej rreth 300 kilogramësh kanabis sativa, ndërsa për dy të tjerët, që u arrestuan më pas, si bashkëpunëtorë në trafik, u dha masa e arrestit për 30 ditë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›