Krujë, vret veten me çifte 42-vjeçari
Një 42-vjeçar vetëvritet me armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Thumanë të Krujës, ku një 42-vjeçar nga ky fshat, Sh.M., ka zgjedhur mesditën për t‘i dhënë fund jetës. Ai kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, po ndërhyrja në kohë e familjarëve e kishte shmangur tragjedinë. Nga hetimet e para rezultoi se ai vuante nga depresioni, për të cilin edhe kurohej në mënyrë të vazhdueshme. Mjekimet nuk kanë mundur ta mbajnë nën kontroll situatën e tij dhe ditën e djeshme, familjarët e kanë përcjellë për në banesën e fundit.