Moti dimëror vjen "zyrtarisht"
Veshjet e holla dhe xhaketat e vjeshtës do të na duhet t‘i lëmë mënjanë. Duke nisur nga dje e në vazhdim temperaturat në vendin tonë do të pësojnë ulje nga dita në ditë. Ditët e fundit të vjeshtës së "tretë", muaji nëntor, do të jenë të ftohta, madje në disa qytete edhe me ngricë e dëborë. Dje, në qytetet në lindje të vendit është "regjistruar" dëbora e parë, ndërsa pritet që në zonat malore të ketë reshje edhe në ditët në vijim.
Ditët e ngrohta si ajo e së hënës, me diell dhe me qiell të pastër blu, do të jenë të largëta edhe për ca kohë. I ftohti, temperaturat e ulëta dhe reshjet do të na shoqërojnë deri në fund të muajit nëntor. Të paktën kështu kanë parashikuar sinoptikanët.
Duke filluar nga e marta, e gjithë java do të shoqërohet me ulje të ndjeshme të temperaturave me 5 gradë Celsius, të cilat do të arrijnë vlerën më të ulët në fundjavë. Shefja e zyrës së parashikimit të motit pranë shërbimit meteorologjik MeteoAlb, Tanja Porja, thekson se: "Deri në mesjavë moti do të jetë i paqëndrueshëm me kthjellime e vranësira, ku në disa zona të vendit nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut. Sipas sinoptikanes, kjo javë paralajmëron hyrjen zyrtare të stinës së dimrit. Reshje të pakta dëbore kanë nisur të bien në Korçë, ndërsa është parashikuar që në fundjavë ato të përfshijnë zonat malore. Sipas meteorologëve, temperaturat e regjistruara deri tani për muajt shtator, tetor duhen vlerësuar mbi normalen e stinës së vjeshtës. Sipas tyre, kemi të bëjmë me spostim të vlerave nga njëra stinë në tjetrën e që kanë lidhje edhe me ngrohjen globale.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, të shoqëruara me reshje lokale, kryesisht në zonat juglindore, lindore dhe jugore. Era do të fryjë me shpejtësi 3-10 m/sek në drejtimin jugperëndim-juglindje. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-4 ballë. Vendi ynë do të ndikohet nga fusha barike e presionit të ulët atmosferik, me qendër në jug të detit Mesdhe. Masat e ajrit që qarkullojnë do të jenë të paqëndrueshme, të lagëta dhe më të freskëta se 24 orë më parë.
Meteorologët parashikojnë rënie të vazhdueshme të temperaturave, aq sa deri në fundjavë ato parashikohet të zbresin edhe me 5-6 gradë të tjera. Në vendet malore temperaturat pritet të shënojnë - 4 gradë Celsius. Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit kanë bërë qё vranësirat dhe temperaturat e ulëta tё pёrfshijnё tё gjithë territorin. Mё tё "privilegjuara" kanё qenё zonat veriore dhe qendrore tё vendit, tё cilat kanё përjetuar kryesisht vranësira dhe ndonjë reshje tё izoluar.
Krejt ndryshe paraqitet situata nё jug tё vendit, ku mbizotërojnë mjegulla tё dendura dhe vranёsira, tё cilat gjenerojnë shira nё jugperëndim. Për sa i takon juglindjes së vendit, dje është përfshirë nga reshjet e borës. Ashtu siç ishte parashikuar, temperaturat kanё shёnuar 3-4 gradё rёnie nё mëngjesin e djeshëm, por njё tjetёr rёnie prej 5-6 gradёsh solli edhe mesdita.
Konkretisht, nё verilindje dhe juglindje tё vendit temperaturat janё ulur nёn zero gradё. Temperatura mё e ulёt prej -1 gradёsh ёshtё regjistruar nё Bajram Curri dhe Ersekё, po ashtu Korça dhe Pogradeci kanё pёrjetuar temperatura rreth vlerёs zero gradё. Edhe zona e ulёt, ku ndodhet edhe kryeqyteti shqiptar, ka shёnuar rёnie tё ndjeshme krahasuar me ditët e kaluara. Dje gjatë mesditës temperaturat në zonën e ulët kanë pёsuar rënie me 6 gradё Celsius.
Drejtoria e Emergjencave Civile merr masa për të përballuar sezonin e ftohtë dimëror
Bora e parë në Korçë, pa probleme për rrugët
Ulja e temperaturave ka risjellë reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Gjithë zona juglindore e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës që kanë nisur në orët e para të mëngjesit, edhe pse nuk kanë krijuar probleme në akset rrugore nacionale dhe ato rurale. Dëbora që ka rënë në Qarkun e Korçës, sipas të dhënave nga zyra e emergjencave civile, nuk i ka kaluar 4 centimetrat në zonat e thella malore, ndërsa 5 centimetra dëborë kanë pasur disa zona ku kalojnë pjesë të rrugës nacionale. Burimet zyrtare të emergjencave civile kanë bërë të ditur se nga verifikimi i situatës në rang qarku, ka rezultuar se të gjitha akset kanë qenë të kalueshme në orët e mëngjesit, për shkak të dëborës së imët dhe reshjeve që nuk kanë qenë të dendura. Sipas të dhënave që ka grumbulluar zyra e emergjencave, është regjistruar vetëm një sasi e vogël reshjesh deri në 3 milimetra, pa mundur të mbulojë rrugët, që si rrjedhojë kanë qenë të hapura dhe të kalueshme pa vështirësi për lëvizjen e mjeteve. Megjithatë, shfaqja e reshjeve të dëborës në zonën juglindore ka prekur të gjithë Qarkun e Korçës, ku është ndier edhe një rënie e menjëhershme e temperaturave. Sipas të dhënave, temperatura minimale e regjistruar për ditën e martë ka qenë 1 gradë Celsius. Nga ana e zyrës së emergjencave civile pranë prefekturës bëhet e ditur se janë marrë masa nga drejtoritë e rrugëve nacionale dhe rurale për të përballuar situatën dimërore me reshje dëbore me sasitë e nevojshme të skorjes dhe kripës. Drejtori i rrugëve nacionale në Korçë, Kreshnik Zgjana, ka bërë të ditur se nga ana e drejtorisë është në dispozicion një gjendje në sasinë e 70 tonëve kripë për të bërë të mundur ndërhyrjen në rastet e emergjencave në rrugë nga reshjet e dëborës. "Sasia është e mjaftueshme për të mbajtur të hapura rrugët dhe për të ndërhyrë për rastet emergjente. Kjo sasi që është në dispozicion për situatën dimërore me një gjendje prej 70 tonësh është e mjaftueshme, pasi pjesa më e madhe e akseve, gjashtë të tilla, mirëmbahen nga kontratat me të tretë, nga privatët që kanë 2/3 e akseve nacionale dhe të cilët kanë të siguruar sasinë e kripës dhe skorjes në varësi të kilometrave të akseve përkatëse, që kanë nën mirëmbajtje. Janë gjashtë firma kontraktore, të cilat do të kryejnë edhe mirëmbajtjen gjatë dimrit për realizimin e zhbllokimit të rrugëve nga dëbora me mjete borëpastruese dhe me materialet e nevojshme si kripë dhe skorje", ka deklaruar Kreshnik Zgjana. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta në Qarkun e Korçës, ku gjatë kësaj jave pritet të ketë reshje të tjera dëbore.
Shqetësimi
Shkollat pa ngrohje, bora mbulon malet e Dibrës
Kreshtat e maleve të larta të Dibrës, mbi 1500 metra mbi nivelin e detit, janë gdhirë dje të mbuluara me dëborë, duke dhënë kështu sinjalin e ardhjes së dimrit, edhe pse ende jemi në stinën e vjeshtës. Kështu, në malet e Korabit, Lurës, Deshatit, në rrethin e Dibrës, Kaptinës, Lopës, në rrethin e Bulqizës dhe Xibër-Murrizës e Macukullit, në rrethin e Matit, është vërejtur dje prania e një dëbore të lehtë dhe me ngjyrë disi të veçantë, ndërmjet të bardhës së zakonshme dhe grisë. Rënia e dëborës, vetëm kur pak ditë na ndajnë nga stina zyrtare e dimrit, natyrshëm që ka ngjallur kujtesën e banorëve për t‘u përgatitur për dimrin që po troket. Por pas një vere të nxehtë dhe të thatë dhe një vjeshte pa reshje, duket se trokitja e dimrit, e shoqëruar me ulje të ndjeshme të temperaturës, i ka gjetur të papërgatitur banorët. Kështu, mjaft shkolla në zona të thella të këtij qarku, si Lura, Kalaja e Dodës, Xibër-Murrizë, Selishtë, Bellovë, Ostren, Martanesh, Macukull etj., lënda drusore për ngrohje ende nuk ka shkuar, edhe pse afati i ndezjes së sobave të ngrohjes është 14 nëntori. Një situatë e tillë vë në vështirësi zhvillimin normal të mësimit në këto shkolla, si dhe nuk garanton për një furnizim normal të tyre me lëndë djegëse, pasi me ardhjen e dimrit edhe çmimi i druve të zjarrit për ngrohje vjen në rritje. Aktualisht, edhe pse jo zyrtarisht, nga burime të sigurta mësohet se përjashtuar Bashkinë Bulqizë, Dibër, Burrel, Klos, që ka furnizuar me lëndë djegëse të gjitha shkollat në juridiksion të tyre, pothuajse të gjitha organet e tjera të pushtetit vendor nëpër komuna kanë shkolla ende të pafurnizuara me dru zjarri.