E fton për kafe, por e përdhunon
Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga, pas denoncimit për përdhunim të së njohurës së tij të momentit. Ndonëse nuk e njihte, vajza ka pranuar të pijë një kafe me djalin, po kur ngjarjet kanë marrë tjetër drejtim e ka denoncuar, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë, e cila ka identifikuar dhe prangosur autorin e dyshuar. Burimet policore bënë të ditur se u arrestua në flagrancë shtetasi Ismail Haka, banues në lagjen 4 të Durrësit, pas denoncimit se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 20-vjeçare nga ky qytet. Haka i kishte ofruar vajzës një kafe në plazh dhe më pas, kur ajo ka hipur në makinë, është përdhunuar prej tij.