E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, edhe katër të plagosur në Elbasan

Forcat e Policisë së Kavajës arrestuan
dy personat e dyshuar
si shkaktarë për dy aksidentet
rrugore me pasojë vdekjen e disa
personave, që ndodhën dy ditë
më parë në këtë rreth. Burime
nga policia lokale bënë të ditur
se shërbimet e policisë rrugore
arrestuan shtetasin Idajet Patoshi,
44 vjeç, lindur dhe banues
në Kavajë, me akuzën e "shkeljes
së rregullave të qarkullimit rrugor".
Patoshi, duke qarkulluar
në krah të kundërt në segmentin
rrugor Kavajë-Durrës, në afërsi
të fshatit Qerret, me automjetin
tip kamion "Man", u përplas me
një automjet tip "Golf". Për pasojë
gjetën vdekjen tre nga katër
personat që udhëtonin me mjetin
"Golf", Çelnik Dashi, Fatjona Alliu
dhe Gëzime Alliu, me banim në
Librazhd. Ndërsa Fatmir Alliu,
58 vjeç, pësoi dëmtime të rënda
në trup dhe aktualisht ndodhet
i shtruar në spitalin e Durrësit,
jashtë rrezikut për jetën. Po nga
shërbimet e policisë rrugore në
Kavajë u arrestua për veprën
Duket se dukuria e aksidenteve vetëm një ditë "pushim" ka pasur
në rrethin e Elbasanit. Ka qenë dita e djeshme ajo që ka regjistruar
tre të tjerë me të paktën katër të plagosur, por fatmirësisht pa pasoja
për jetën. Gjatë orëve të natës dhe paradites së djeshme, në rrugët e
Qarkut të Elbasanit janë regjistruar disa aksidente, ndër të cilët mund
të shënohen, tre me pasoja të rënda. Sipas burimeve zyrtare të policisë
lokale, në mesnatën e djeshme, në lagjen "Aqif Pasha" të qytetit të Elbasanit,
Sokrat Petro, 40 vjeç, me automjetin e tij tip "Nissan", me targa
EL 75 58 B, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gurabardhit, ka aksidentuar
56-vjeçarin Jorgji Santo, banor i po kësaj lagjeje. I aksidentuari është
transportuar me urgjencë në spitalin e kirurgjisë së këtij rrethi, ndërsa
ndaj shkaktarit të këtij aksidenti, ka fi lluar procedimi penal nën akuzën
"shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor". Ndërkohë, një orë pas këtij
aksidenti, po në një nga lagjet e këtij qyteti, në vendin e quajtur "Kryqëzimi
i luleve", të njëjtat burime bëjnë të ditur se Gentian Zogolli, me
mjetin tip "Benz", me targa EL 72 90 B, ka përplasur një motoçikletë,
të cilën e drejtonte shtetasi Rigert Kusi, 23 vjeç. Për pasojë, drejtuesi i
motoçikletës ka mbetur i dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit dhe
me fraktura në gjymtyrë. Pas ndihmës që iu dha në spitalin kirurgjik
të Elbasanit, është transportuar në një klinikë më të specializuar në
Maqedoni, ku do t‘i nënshtrohet një ndërhyrjeje më të kualifi kuar.
Sakaq, aksidenti i tretë është regjistruar në dalje të qyteti të Elbasanit,
në vendin e quajtur hotel "Univers", ku një makinë me targa greke ka
përplasur një 20-vjeçar që udhëtonte me motoçikletë dhe është larguar
nga vendi i ngjarjes. I aksidentuari F. Mana është dërguar në spital dhe
pas ndërhyrjes së mjekëve mbetet jashtë rrezikut për jetën. Për rastet
në fjalë, policia është duke hetuar ende dhe ka konluduar se si rezultat
i shpejtësisë tej normave të lejuara dhe pakujdesisë së drejtuesve të
mjeteve, kanë ndodhur edhe aksidentet në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›