E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, pranga për dy autorë aksidentesh

Forcat e Policisë së Kavajës arrestuan
dy personat e dyshuar
si shkaktarë për dy aksidentet
rrugore me pasojë vdekjen e disa
personave, që ndodhën dy ditë
më parë në këtë rreth. Burime
nga policia lokale bënë të ditur
se shërbimet e policisë rrugore
arrestuan shtetasin Idajet Patoshi,
44 vjeç, lindur dhe banues
në Kavajë, me akuzën e "shkeljes
së rregullave të qarkullimit rrugor".
Patoshi, duke qarkulluar
në krah të kundërt në segmentin
rrugor Kavajë-Durrës, në afërsi
të fshatit Qerret, me automjetin
tip kamion "Man", u përplas me
një automjet tip "Golf". Për pasojë
gjetën vdekjen tre nga katër
personat që udhëtonin me mjetin
"Golf", Çelnik Dashi, Fatjona Alliu
dhe Gëzime Alliu, me banim në
Librazhd. Ndërsa Fatmir Alliu,
58 vjeç, pësoi dëmtime të rënda
në trup dhe aktualisht ndodhet
i shtruar në spitalin e Durrësit,
jashtë rrezikut për jetën. Po nga
shërbimet e policisë rrugore në
Kavajë u arrestua për veprën
penale të "shkeljes së rregullave
të qarkullimit rrugor" shtetasi
Besmir Biba, 23 vjeç, lindur dhe
banues në Lezhë. Bëhet e ditur
se 23-vjeçari, duke qarkulluar në
aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës,
me një automjet tip "Rover", ka
humbur kontrollin e drejtimit të
mjetit dhe duke dalë në krahun
e kundërt të rrugës u përplas me
një automjet tip "Benz", drejtuar
nga Edmond Haka, 21 vjeç. Si
pasojë, gjeti vdekjen Amarildo
Lleshi, 21 vjeç, banues në Kavajë,
i cili ndodhej pasagjer në
automjetin tip "Benz", ndërsa u
dëmtua Gëzim Merkja, 22 vjeç,
i cili ndodhet jashtë rrezikut për
jetën. Çështjet ndaj këtyre personave,
sipas burimeve policore, i
kaluan për hetime të mëtejshme
Prokurorisë së Kavajës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›