E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania sjell nënoficerin, vrau kolegun dhe ushtarin

Ekstradohet një ish-nënofi -
cer i policisë, i cili akuzohet
për vrasjen e komandantit
të tij dhe një ushtari. Adhurim
Sallmone, 42 vjeç, u soll nga
Mynihu i Gjermanisë me forca
të Interpol Tiranës, pasi është
dënuar me burgim të përjetshëm
për një ngjarje të ndodhur 19 vjet
më parë. Sipas të dhënave policore,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Durrës, me vendim të datës 03
gusht të vitit 1994, e ka dënuar me
burgim të përjetshëm për veprat
penale të "vrasjes për motive
të dobëta", "tentativë vrasjeje",
"shpërdorimit të armatimit dhe
shkeljes së rregullave të shërbimit
ushtarak", sipas Kodit Penal të
vjetër të Republikës së Shqipërisë.
Nga të dhënat e dosjes
penale në ngarkim të tij, rezulton
se në mbrëmjen e 25 tetorit 1990,
Adhurim Sallmone, në bashkëpunim
me Edmond Gjokën, kanë
rrëmbyer motoskafin e kufirit
në Durrës dhe kanë realizuar
vrasjen e nënoficerit Ilir Gjyrdeti,
ushtarit Arben Legisi dhe
kanë tentuar të vrasin ushtarin
tjetër, Ilir Goxhomani. Si rezultat
i bashkëpunimit të Interpol Tiranës
me Interpol Wiesbaden u bë i
mundur arrestimi i tij, me qëllim
ekstradimin drejt vendit tonë.
Mesditën e djeshme, ai u soll në
Rinas dhe iu dorëzua Drejtorisë
së Përgjithshme të Burgjeve.
Nga të dhënat e policisë mësohet
se në datën e lartpërmendur,
nënofi cer Ilir Gjyrdeti ka qenë me
detyrë komandant në motoskafi n
e repartit të kufi rit të Degës së
Brendshme në Durrës. Ekuipazhi
i motoskafit përbëhej nga
Ilir Gjyrdeti, nënofi cer Adhurim
Sallmone dhe dy ushtarët, Arben
Legisi dhe Ilir Goxhomani. Me
datë 25 tetor 1990, sipas grafi kut
të shërbimit, në orët e mbrëmjes
skafi ka dalë për patrullim në
bregdetin e zonës së Plazhit të
Durrësit deri në Golem. Në patrullim
e sipër, Sallmone diskuton
me Gjyrdetin që të arratisen drejt
Italisë, pasi ishte komandant i
grupit. Por, ai e mohon një gjë
të tillë dhe e kërcënon se do të
raportonte sapo të zbrisnin. Gjatë
këtij konfl ikti, nënofi cer Adhurim
Sallmone vret me armë zjarri
komandantin e tij, Ilir Gjyrdetin
dhe një nga ushtarët, pikërisht
Arben Legisin, ndërkohë që ushtari
tjetër fl inte. Pasi hedh dy të
vrarët në det, drejton skafi n drejt
hotel "Ilirisë", ku e prisnin gjashtë
persona. Pasi i merr këta shtetas
në bord, gjatë rrugës, ushtari
tjetër zgjohet dhe Adhurimi i
propozon të shkojë me ta në Itali.
Pasi ushtari nuk e pranon propozimin
e bërë, ata e godasin dhe
e hedhin në det te feneri i fundit.
Trupi i këtij ushtari është gjetur
të nesërmen, ndërsa dy trupat
e tjerë pas dy ditësh. Gjykata e
Rrethit Durrës, me datë 03 gusht
1994 vendosi dënimin me burgim
të përjetshëm për Adhurim
Sallmonen. Ndërkaq, Presidiumi
i Kuvendit Popullor, me dekret
nr. 7429, datë 20 nëntor 1990,
Gjyrdetit i ka akorduar "Urdhër
për vepra trimërie". Nënofi cer Ilir
Gjyrdeti është shpallur Dëshmor i
Atdheut me datë 04 korrik të vitit
2003. Ndërsa në vitin 2005, drejtori
i përgjithshëm i Policisë së
Shtetit, në atë kohë Bajram Ibraj,
vizitoi familjen e tij për ditën e
dëshmorëve.

Si u arratis dy herë ushtaraku
i kufi rit, Adhurim Sallmone

Pas këtij krimi, Adhurim Sallmone
e braktisi detyrën dhe
u largua drejt Italisë. Gjashtë muaj
më vonë riatdhesohet nga policia
italiane, pasi u kap pa dokumente.
Arrestohet menjëherë nga policia,
ndërsa Gjykata e Durrësit e
dënoi me burgim të përjetshëm
për vrasje, shpërdorim të armatimit
dhe shkeljes së rregullave
të shërbimit ushtarak, si dhe
vrasje të mbetur në tentativë.
Ndërkohë, një tjetër gjykatë, ajo e
Elbasanit, në vitin 1999, e dënon
në mungesë me një vit tjetër
heqje lirie për largim nga vendi i
vuajtjes së dënimit, pas arratisjes
së dytë, këtë radhë nga burgu.
Sipas të dhënave, pas dënimit të
marrë nga Gjykata e Durrësit, ai
u dërgua në Burgun e Kosovës në
Lushnjë për të kryer dënimin, por
arratiset në trazirat e vitit 1997.
Pas 6 muajsh arratisjeje kapet dhe
vazhdon kryerjen e dënimit në
Burgun e Kosovës. Më 16 prill të
vitit 1998, i jepen shtatë ditë leje
nga autoritetet e burgut për të
shkuar në shtëpi. Sallmone largohet
drejt shtëpisë në Durrës dhe
thyen lejen e dhënë. Nuk kthehet
më në burg. Gjykata e Elbasanit në
mungesë e dënon me një vit heqje
lirie për largim nga vendi i kryerjes
së dënimit, ndërkohë që ai
kishte kapërcyer kufi rin shtetëror
shqiptar. Që nga ajo kohë e deri
tani ka qenë i fshehur në shtetin
gjerman. Kapja e tij u bë e mundur
nga bashkëpunimi i strukturave të
sektorit të operacioneve speciale
dhe kërkimit të Drejtorisë së Policisë
Durrës dhe zyrës së Interpol
Tiranës me policinë e shtetit gjerman,
ku ai fshihej prej 10 vjetësh.
Burimet zyrtare të Policisë së Durrësit
thanë se Sallmone do të vuajë
dënimin në Burgun 302 të Tiranës.
I ekstraduari ka lindur në Arapaj,
një fshat pranë qytetit të Durrësit,
ndërsa rezulton me banim në
lagjen nr. 8 të këtij qyteti. Ai ishte
shpallur në kërkim nga Drejtoria
e Policisë së Durrësit më 14 janar
të vitit 1999. Gjatë kësaj kohe
është punuar për kapjen e tij dhe
ka qenë sektori i operacioneve
speciale dhe kërkimit të Drejtorisë
së Policisë së Qarkut Durrës,
që arriti të sigurojë informacion
mbi vendndodhjen e tij dhe ta
saktësojë atë. Informacioni iu
përcoll më pas policisë gjermane
nëpërmjet zyrës së Interpolit në
Tiranë. Forcat policore gjermane
mundësuan kapjen dhe ekstradimin
e tij ditën e djeshme në R



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›