Prokuroria nuk i jep leje takimi babait të Dritan Dajtit
Paraditen e djeshme, në dyert e Prokurorisë së
Krimeve të Rënda, ka trokitur Hasan Dajti, i ati i
Dritan Dajtit, një kuzhinier i njohur ky në kryeqytet për
disa dekada me radhë. Pas takimit të zhvilluar me
prokurorët e dosjes Nezha dhe Beçi, ai ka kërkuar nga
ata leje për të vizituar të birin në ambientet e Spitalit
të Burgut, pasi sipas tij, ai
ishte shumë i sëmurë dhe
se kishte të dhëna të sigurta
se nuk po mjekohej siç duhet
nga mjekët e spitalit. Por
kjo kërkesë është hedhur
poshtë nga prokurorët që
kanë marrë në dorë çështjen
më të bujshme të këtyre
viteve të fundit. Sipas tyre,
ata nuk mund të japin një leje
të tillë, pa marrë miratimin
e mjekëve, të cilët duhet
të konfirmojnë se Dritan
Dajti është i aftë të lëvizë dhe të shkojë në dhomën e
takimeve, pasi ai (I ati Hasani) nuk mund të hyjë në zonën
e blinduar ku mbahet Dritan Dajti. Babai i 38-vjeçarit të
kthyer tashmë në legjendë kriminale Hasan Dajti, është
larguar nga prokuroria pa mundur të realizojë vizitën
që prej ditësh e kanë kërkuar me këmbëngulje të gjithë
familjarët. E njëjta kërkesë i është refuzuar dy ditë më
parë edhe bashkëshortes shtatzënë të vrasësit të katër
ofi cerëve të policisë në plazhin "Iliria", gjatë një tentative
për kapjen e tij mesditën 7 gushtit.