E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shqiptare, e vetmja në Europë pa siguracion jete

Sindikata e policisë ka kërkuar
dje nga qeveria shqiptare që
të shikojë sa më shpejt për
përgatitjen e një ligji për sigurimin
e jetës të gjithë punonjësve të
Policisë së Shtetit. Sipas kreut të
sindikatës, Sadetin Fishta, policia
shqiptare është e vetmja në nivel
europian që nuk ka sigurim jete.
Ai i ka lëshuar këto deklarata ditën
e djeshme gjatë një konference
për shtyp, ku ka shprehur edhe
ngushëllimet në emër të gjithë
punonjësve të policisë.
Kushtet e punës
"Marrim shkas nga ngjarja e
ndodhur në Durrës, duke shprehur
njëkohësisht edhe njëherë
ngushëllimet tona për familjet
dhe të afërmit e kolegëve tanë,
që humbën jetën në mënyrë
tragjike në krye të detyrës dhe
ju premtojmë se sindikata do të
jetë gjithmonë pranë tyre për të
zbutur sadopak dhimbjet për të
dashurit që humbën
jetën. Gjithë
punonjësit e policisë
përkulen me
respekt para veprës
sublime të tyre,
duke u angazhuar
solemnisht se do të
luftojnë pareshtur
krimin dhe rritur
performancën e
tyre profesionale,
duke reformuar çdo
strukturë policore
për të qenë të afta
në këtë përballje me
sa më pak humbje
jete", ka deklaruar
Sadetin Fishta. Më
tej, ai sqaroi se kjo ngjarje e rëndë
dhe e paprecedentë, kërkon një
vlerësim të ri nga të gjitha strukturat
e shtetit për gjendjen e forcave
të rendit, jo thjesht nga ana
profesionale, gjë të cilën e bëjnë
vetë strukturat e caktuara të policisë,
por në aspektin e mangësive,
kushteve të punës dhe vështirësive
logjistike. Gjithashtu, kryesindikalisti
i policisë u shpreh se këto
çështje përbëjnë një problem
serioz për përmbushjen e detyrave
nga forcat e rendit. Sipas tij, këto
kërkesa ngrihen veçanërisht në
fushën e armatimit e të pajisjeve
speciale, të cilat çuditërisht janë
kompensuar me angazhimin e
pabesueshëm deri në dhënie jete
të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Sigurimi i jetës
"Me gjithë çmimin e lartë që
po paguajnë forcat e rendit në
kushte pune mjaft të vështira
materiale dhe fi nanciare në raport
me krimin e organizuar dhe
me kriminelët, të cilët posedojnë
fuqi fi nanciare, armë dhe pajisje
speciale edhe më të sofi stikuara
se ato të Policisë së Shtetit, efektivët
e saj, çdo ditë po riskojnë
për zbatimin e detyrave të rendit
dhe sigurisë publike. Duke parë
këtë situatë, ne na shqetëson fakti
nëse shteti shqiptar i vlerëson
punonjësit e Policisë së Shtetit", u
shpreh në fjalën e tij, kreu i sindikatës.
Me tone të forta, ai deklaroi
se është e pafalshme që punonjësit
e policisë, akoma punojnë
dhe vënë në rrezik jetën e tyre, pa
pasur kontrata sigurimi të jetës
dhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri.
"Askush nuk është marrë
deri tani me këtë problem në një
kohë që numri i të rënëve në krye
të detyrës arrin në 238 punonjës
policie, ku vetëm për këtë vit u
regjistruan gjashtë dëshmorë. E
asnjë prej tyre nuk ka përfi tuar
siguracion jete, ndryshe nga
shumë profesione të tjera në vendin
tonë", vijoi Fishta. Sipas tij,
ka vetëm një vendim të qeverisë
me numër 552 , datë 27.11.1999
"Për trajtimin ekonomik e fi nanciar
të familjeve të punonjësve
të policisë, që humbin jetën ose
plagosen për shkak të detyrës",
i cili trajton vetëm punonjësit e
policisë të rënë pas 1 Janarit 1999.
"Ndërsa punonjësit e tjerë të
policisë të rënë në krye të detyrës
para vitit 1999, nuk i trajton fare",
shtoi kreu i sindikatës, duke vënë
në dukje këtë ndarje.
Trajtimi
Duke komentuar këtë vendim,
Fishta shtoi se trajtim i ri, sipas
pikës 1 të tij, u jep një ndihmë
të menjëhershme personave që
bashkëjetojnë me punonjësin e
policisë, i cili ka humbur jetën në
krye të detyrë, vetëm një shpërblim
në masën e 300 mijë lekë.
Ndërsa në pikën 2 deklarohet se
u jep fëmijëve, të cilët vazhdojnë
studimet në shkollat e mesme
e të larta bursa që përballohen
nga buxheti i shtetit. "Pika 4,
pjesëtarëve të familjeve të punonjësve
të policisë që kanë humbur
jetën në krye të detyrës, sipas
ligjit nr. 8030, datë 15.11.1995, për
kontributin e shtetit për familjet
e pastreha, kur klasifikohen të
pastrehë, u jep kredi afatgjatë me
interes 1% dhe me përparësi. Përfi -
tim ky, më se i zakonshëm edhe për
një deputet apo qeveritar të lartë të
shtetit", tha Fishta.
Në këto kushte, Sindikata e
Punonjësve të Policisë kërkon
nga shteti, vëmendje të veçantë
ndaj problemeve që kanë punonjësit
e strukturave të saj, të
cilat janë bërë prezente edhe
në media herë pas here dhe
që janë të parashikuara me
akte ligjore. Në këto kërkesa,
sindikata e policisë ka kërkuar
përpilimin e një kontrate të
sigurimit personal në punë për
rastet e humbjes së jetës në krye
të detyrës, humbjes natyrore të
jetës, përfitim për paaftësi të
përhershme nga plagosje që çojnë
në paaftësi totale për punë
dhe shumë pika të tjera.

Kërkesat ndaj qeverisë

Përpilimi i kontratave të sigurimit personal në punë
për rastet;
1. Humbjes së jetës në krye të detyrës
2. Humbjes natyrore të jetës
3. Përfi tim për paaftësi të përhershme nga plagosje që çojnë
në paaftësi totale për pune
4. Përfi tim për paaftësi të përhershme të pjesshme për
punonjësin e policisë, i cili është aksidentuar në krye të
detyrës, përfi tim ky i llogaritur në përqindje mbi shumën e
sigurimit për jetën
5. Pagesë për paaftësi të përkohshme në punë, t‘i jepet
punonjësit të policisë në formë dëmshpërblimi ditor për
çdo ditë paaftësie, si pasojë e dëmtimit në punë
6. Përfi tim për mbulim të shpenzimeve mjekësore, për blerje
ilaçesh, radiografi , skaner apo rehabilitim shëndetësor të
tij dhe trajtim që vjen si pasojë e aksidentit
7. Pagesë për shpenzimet e varrimit
8. Përfi tim për trajtim mjekësor jashtë shtetit, për kryerjen e
ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve mjekësore, të cilat
nuk mund të kryhen brenda vendit
9. Shuma për çdo punonjës të siguruar, e përcaktuar në
formularin e kontratës së sigurimit të jetës, të mos jetë
më e ulët se 6 milionë lekë dhe tarifa e primit të sigurimit
të mos jetë më e lartë se 0.5% e shumës së siguruar të
shënuar në formularin e kontratës së sigurimit

Sindikata, qeverisë:
Ja ankesat e policëve

Kreu i sindikatës nuk ka lënë pa
përmendur edhe disa shqetësime
të tjera për punonjësit e policisë,
duke marrë shkas edhe nga
ankesat që janë bërë prej tyre për
probleme të ndryshme. Një ndër
këto shqetësime është edhe ligji
për pensionet suplementare. Sindikata
e policisë bëri me dije se i
kërkon qeverisë rikthimin edhe
një herë të ligjit për pensionin
suplementar të punonjësit të policisë,
duke e parë ligjin e ri si një
shkelje të së drejtës kushtetuese.
Madje, për këtë argument, sindikata
e policisë e ka çuar këtë
ligj në Gjykatën Kushtetuese, me
qëllim që të rivlerësohet dhe të
shikohen gjithë ankesat e punonjësve
të policisë. Por, ankesa
është dërguar edhe nga Avokati
i Popullit. Nga ana tjetër, kreu i
sindikatës së policisë, në konferencën
për shtyp ka ngritur edhe
shqetësime të tjera. "Gjithashtu,
i kërkojmë qeverisë që t‘u japë
punonjësve të Policisë së Shtetit
shtesën në pagë për vjetërsi në
punë, ashtu siç e ka edhe pjesa
tjetër e administratës së shtetit, e
parashikuar kjo në Kodin e Punës
dhe jo për një vit siç e ka vendimi
i qeverisë, i cili njeh vjetërsinë e
kohës së qëndrimit në gradë nga
korriku i vitit 2008", tha Fishta.
Më tej, ai ka shpjeguar se kërkon
shpërblimin deri në një pagë për
të gjithë punonjësit e policisë,
siç parashikohet në ligjin për
Policinë e Shtetit, nr. 9749, datë
04.06.2007, neni 88, pika 5, që
ndryshe njihet si paga e 13-të. Veç
këtyre, kërkesë tjetër ishte edhe
ajo e trajtimit të të gjithë punonjësve
të policisë me një vakt ushqimi
sipas vendimit të qeverisë
nr. 494, datë 01.08.2007 "Për
miratimin e normave të trajtimit
me ushqim të punonjësve të Policisë
së Shtetit, të studentëve dhe
kursantëve në shkollat e policisë
dhe të shtetasve të ndaluar, deri
në sqarimin e pozitës së tyre",
i cili vazhdon të jetë në fuqi së
bashku me dy urdhrat e përbashkët,
të ministrit të Shëndetësisë,
nr. 293/1, datë 31.01.2008 dhe
ministrit të Brendshëm, nr. 76/1,
datë 24.01.2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›