Fatmira Hajdari "zhvesh" Bashën nga akuzat: Nuk është i pandehur
Ish-ministri i Transporteve,
Lulzim Basha, nuk ka asnjë
akuzë mbi shpatulla, madje
veprimi i prokurorisë për
marrjen e tij të pandehur është i
paligjshëm. Vendimi është dhënë
dje nga gjykatësja Fatmira Hajdari,
e veja e ish-liderit të dhjetorit
Azem Hajdari, e cila ka pranuar
kërkesën e Bashës se veprimi i
akuzës për fletë-thirrjen e tij dhe
komunikimin e akuzës është
kryer jashtë afateve ligjore. Një
tjetër vendim gjykate që është
shënuar pro Bashës, pas vendimit
të gjyqtarit Sokol Tona të datës 18
nëntor, i cili urdhëroi që prokuroria
të mbyllë hetimet në datën
6 nëntor dhe dosjen ta dërgojë
në gjykatë, duke mos kryer asnjë
veprim tjetër. Por pas kësaj,
prokuroria i ka komunikuar dy
akuza ish-ministrit të Transporteve,
duke e akuzuar për dëmin
prej 232 milionë eurosh gjatë
ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.
Veprimin e prokurorisë e ka
kundërshtuar mbrojtja e Bashës,
e cila ka depozituar në Gjykatën
e Tiranës një padi për shfuqizim
të akteve të prokurorisë. Dosja i
ra pas shortit gjyqtares Fatmira
Hajdari. Procedura është kontestuar
nga klasa politike, duke
e cilësuar si një proces politik
faktin e drejtimit të tij nga zonja
Hajdari. Në seancën e parë, kërkesën
së prokurorisë që Gjykata
e Tiranës nuk është kompetente
e hetimit gjyqësor për deputetin
Lulzim Basha, gjykatësja e ka hedhur
poshtë. Kjo ka sjellë "irritim"
të prokurorisë, e cila nëpërmjet
prokurorit Arben Kraja kërkoi
largimin e gjyqtares. Por disa ditë
më parë po Gjykata e Tiranës vendosi
se pretendimi i prokurorisë
nuk është i drejtë, duke i hapur
kështu rrugën gjyqtares Hajdari,
që të vazhdojë të shqyrtojë kërkesën
e Bashës. Dhe kështu ndodhi.
Dje rreth orës 10:40, pasi u bë gati
salla, filloi seanca gjyqësore. Në
fillim të shqyrtimit të kërkesës
gjyqtarja u kërkoi palëve të jepnin
kërkesat paraprake. Avokati
Zef Nikaj kërkoi nga gjykata që
të shpallë të pavlefshme fletëthirrjen
e prokurorisë së datës
24 nëntor dhe akt-njoftimin e
akuzës së datës 27 nëntor. Pas
kërkesave të mbrojtjes, gjykatësja
Fatmira Hajdari i kërkoi prokurorit
që të argumentonte rrëzimin
e kërkesës së avokatit. Por përfaqësuesi
i akuzës, Arben Kraja, u
mbrojt duke deklaruar se shqyrtimi
i kërkesës së deputetit Lulzim
Basha në Gjykatën e Tiranës është
i pavlefshëm, pasi për personat
me imunitet është kompetente
Gjykata e Lartë. Gjykatësja ka
këmbëngulur disa herë që prokurori
të japë shpjegime, ndërsa
prokurori ka rideklaruar se kjo
gjykatë nuk është kompetente
e shqyrtimit të kësaj kërkese. E
gjendur në këtë situatë, Hajdari
i tha prokurorit se vendimet i
merr ajo dhe jo prokurori, ndërsa
i kërkoi që shqyrtimi i një kërkesë
nuk bëhet me inat, por bazuar
në prova. Prokurori rideklaroi se
nuk ka asnjë shpjegim për këtë
kërkesë dhe se procesi në këtë
shkallë gjyqësori është i pavlerë.
Por, edhe pse prokurori nuk
parashtroi argumentet pse nuk
qëndron pretendimi i mbrojtjes,
gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk
ngurroi të japë vendimin. Ajo
pranoi kërkesën me numër akti
1623, të datës 26 nëntor 2008 dhe
deklarimin e pavlefshëm të akteve
procedurale gjatë hetimeve
paraprake si: Fletëthirrjen e datës
24 nëntor 2008, me nr.1048/74
Prot. të Prokurorisë së Përgjithshme.
"Deklarimin e pavlefshëm
‘Akt Njoftimin e akuzës, të
datës 27.11.2008‘, të Prokurorisë
së Përgjithshme, si dhe pavlefshmërinë
e akteve te mëpasme
të ndërmarra nga prokuroria,
që varen nga aktet e deklaruar
të pavlefshme", tha gjyqtarja
Fatmira Hajdari, duke shtuar se
kundër këtij vendimi mund të
bëhet ankim në Gjykatën e Apelit
Tiranë brenda 10 ditëve nga dita
e sotme. Seanca e djeshme zgjati
40 minuta dhe palët në proces
debatuan sërish, por kësaj herë
pa e ngritur zërin.
Gjykata e Tiranës: Hajdari, jo e njëanshme për "Bashën"
Gjykata e Tiranës i ka dhënë
të drejtë gjyqtares Fatmira
Hajdari, që të shqyrtojë
kërkesën e Lulzim Bashës.
Gjyqtari Altin Abdiu shqyrtoi disa
ditë më parë një kërkesë të zyrës
së Prokurorit të Përgjithshëm,
përfaqësuar nga prokurori Arben
Kraja, i cili kërkonte që kërkesa
e Bashës të mos shqyrtohej nga
Hajdari, por në Gjykatën e Lartë.
Gjykata vërejti se në datë 4 dhjetor
2008, nga gjyqtare Fatmira
Hajdari është zhvilluar seanca
për gjykimin e kërkesës së të pandehurit
Lulzim Basha me objekt
Deklarimin e Pavlefshëm të Aktit
Procedural Fletë-Thirrje dhe
deklarimin e pavlefshëm të Aktit
të Njoftimit të Akuzës në ngarkim
të pandehurit të mësipërm. "Në
fazën e kërkesave paraprake në
gjykimin e kësaj çështjeje nga
ana e akuzës është kërkuar të
shpallet nga gjyqtarja e çështjes
Fatmira Hajdari moskompetenca
për gjykimin e kësaj kërkese,
duke paraqitur tri argumente. Së
pari: Po shqyrtohet një kërkesë e
të pandehurit Lulzim Basha për
pavlefshmërinë e akteve gjatë
fazës së hetimeve paraprake.
Në zbatim të nenit 130.4 të Kodit
të Procedurës Penale, gjatë
hetimeve paraprake çmuarja e
pavlefshmërisë bëhet vetëm nga
prokurori.
Së dyti: I pandehuri Lulzim
Basha është deputet dhe ministër në detyrë. Në kushte të tilla,
bazuar në nenin 141.1 të Kushtetutës
dhe nenin 75/b/2 të Kodit të
Procedurës Penale, kompetencën
e shqyrtimit të kërkesës e ka Gjykata
e Lartë. Së treti: Meqenëse
kërkesa nga i pandehuri është
paraqitur në Gjykatën e Rrethit
Gjyqësor Tiranë, ajo duhet të
shqyrtohej nga gjyqtari Sokol
Tona, kjo për faktin se për procedimin
penal nr.1 të vitit 2007,
kishte pasur më parë një kërkesë
për kundërshtimin e vendimit
për zgjatjen e afatit të hetimeve,
paraqitur nga të pandehurit Andi
Toma dhe Armand Teliti dhe për
këtë kërkesë është dhënë vendimi
Nr.1495 Akti dt. 18.11.2008 i
gjyqtarit Sokol Tona", thuhet në
vendimin. Ndërkohë gjyqtarja
e çështjes, Fatmira Hajdari, në
lidhje me argumentet e paraqitura
nga prokurori me vendimin
e ndërmjetëm të datës 4 dhjetor
2008, ka vendosur mospranimin
e kërkesës për shpalljen e
moskompetencës për gjykimin
e kërkesës së mësipërme dhe
vazhdimin e gjykimit. Sipas vendimit,
për shkak të vendimit të
ndërmjetëm të gjyqtares Hajdari
në seancën e po kësaj date, prokurori
kërkoi përjashtimin e kësaj
gjyqtareje, me pretendimin se ajo
ka paragjykuar çështjen duke u
treguar e njëanshme. Në këtë
gjykim prokurori ka paraqitur si
argumente për përjashtimin e saj,
pretendimet e paraqitura në tri
pikat e mësipërme. "Në lidhje me
kërkesën e paraqitur për gjykim,
gjykata çmon se nuk jemi përpara
asnjërit prej rasteve të parashikuara
në nenet 18 dhe 17 të Kodit
të Procedurës Penale për përjashtimin
e gjyqtarit, sepse: së pari,
mbështetur në ligjin procedural
penal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë në këtë fazë gjykimi nuk
është kompetente për të gjykuar
vendimet e ndërmjetme të dhëna
nga kjo gjykatë. Së dyti: Në rastin
konkret vendimi i ndërmjetëm i
gjyqtares Fatmira Hajdari për të
cilin kërkohet përjashtimi i saj
është i ankimueshëm së bashku
me vendimin përfundimtar. Për
këto arsye, gjykata vendosi rrëzimin
e kërkesës për përjashtimin
e Hajdarit", thuhet në vendimin e
Gjykatës së Tiranës.
Gjykata e Apelit: Më 23 dhjetor do
shqyrtojmë apelimin e prokurorisë
Gjykata e Apelit Tiranë do të shqyrtojë
ankimin e Prokurorisë së Përgjithshme,
e cila kundërshton vendimin e gjyqtarit Sokol
Tona më 18 nëntor 2008, i cili pezulloi
afatet e hetimit të dosjes Durrës-Kukës dhe
vendosi që dosja të dërgohet në gjykatë.
Pas hedhjes së shortit është caktuar seanca
e radhës, e cila do të jetë pas një jave,
duke shtyrë kështu edhe disa ditë hamendësimet
se çfarë do të ndodhë realisht me
këtë proces, i cili është futur në një turbullirë
procedurash, ku askush nuk po vendos
se çfarë do të bëhet më vonë. Ndërkohë,
Gjykata e Lartë ka përcaktuar se fi llimi i
shqyrtimit gjyqësor të dosjes Durrës-Kukës
do të bëhet brenda datës 14 janar të vitit
2008. Kjo "vonesë", sipas saj, realizohet
me arsyen se gjatë ditëve në vijim janë
festat e fundvitit dhe administrata është
pushim.
Lulzim Basha, nuk ka asnjë
akuzë mbi shpatulla, madje
veprimi i prokurorisë për
marrjen e tij të pandehur është i
paligjshëm. Vendimi është dhënë
dje nga gjykatësja Fatmira Hajdari,
e veja e ish-liderit të dhjetorit
Azem Hajdari, e cila ka pranuar
kërkesën e Bashës se veprimi i
akuzës për fletë-thirrjen e tij dhe
komunikimin e akuzës është
kryer jashtë afateve ligjore. Një
tjetër vendim gjykate që është
shënuar pro Bashës, pas vendimit
të gjyqtarit Sokol Tona të datës 18
nëntor, i cili urdhëroi që prokuroria
të mbyllë hetimet në datën
6 nëntor dhe dosjen ta dërgojë
në gjykatë, duke mos kryer asnjë
veprim tjetër. Por pas kësaj,
prokuroria i ka komunikuar dy
akuza ish-ministrit të Transporteve,
duke e akuzuar për dëmin
prej 232 milionë eurosh gjatë
ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.
Veprimin e prokurorisë e ka
kundërshtuar mbrojtja e Bashës,
e cila ka depozituar në Gjykatën
e Tiranës një padi për shfuqizim
të akteve të prokurorisë. Dosja i
ra pas shortit gjyqtares Fatmira
Hajdari. Procedura është kontestuar
nga klasa politike, duke
e cilësuar si një proces politik
faktin e drejtimit të tij nga zonja
Hajdari. Në seancën e parë, kërkesën
së prokurorisë që Gjykata
e Tiranës nuk është kompetente
e hetimit gjyqësor për deputetin
Lulzim Basha, gjykatësja e ka hedhur
poshtë. Kjo ka sjellë "irritim"
të prokurorisë, e cila nëpërmjet
prokurorit Arben Kraja kërkoi
largimin e gjyqtares. Por disa ditë
më parë po Gjykata e Tiranës vendosi
se pretendimi i prokurorisë
nuk është i drejtë, duke i hapur
kështu rrugën gjyqtares Hajdari,
që të vazhdojë të shqyrtojë kërkesën
e Bashës. Dhe kështu ndodhi.
Dje rreth orës 10:40, pasi u bë gati
salla, filloi seanca gjyqësore. Në
fillim të shqyrtimit të kërkesës
gjyqtarja u kërkoi palëve të jepnin
kërkesat paraprake. Avokati
Zef Nikaj kërkoi nga gjykata që
të shpallë të pavlefshme fletëthirrjen
e prokurorisë së datës
24 nëntor dhe akt-njoftimin e
akuzës së datës 27 nëntor. Pas
kërkesave të mbrojtjes, gjykatësja
Fatmira Hajdari i kërkoi prokurorit
që të argumentonte rrëzimin
e kërkesës së avokatit. Por përfaqësuesi
i akuzës, Arben Kraja, u
mbrojt duke deklaruar se shqyrtimi
i kërkesës së deputetit Lulzim
Basha në Gjykatën e Tiranës është
i pavlefshëm, pasi për personat
me imunitet është kompetente
Gjykata e Lartë. Gjykatësja ka
këmbëngulur disa herë që prokurori
të japë shpjegime, ndërsa
prokurori ka rideklaruar se kjo
gjykatë nuk është kompetente
e shqyrtimit të kësaj kërkese. E
gjendur në këtë situatë, Hajdari
i tha prokurorit se vendimet i
merr ajo dhe jo prokurori, ndërsa
i kërkoi që shqyrtimi i një kërkesë
nuk bëhet me inat, por bazuar
në prova. Prokurori rideklaroi se
nuk ka asnjë shpjegim për këtë
kërkesë dhe se procesi në këtë
shkallë gjyqësori është i pavlerë.
Por, edhe pse prokurori nuk
parashtroi argumentet pse nuk
qëndron pretendimi i mbrojtjes,
gjyqtarja Fatmira Hajdari nuk
ngurroi të japë vendimin. Ajo
pranoi kërkesën me numër akti
1623, të datës 26 nëntor 2008 dhe
deklarimin e pavlefshëm të akteve
procedurale gjatë hetimeve
paraprake si: Fletëthirrjen e datës
24 nëntor 2008, me nr.1048/74
Prot. të Prokurorisë së Përgjithshme.
"Deklarimin e pavlefshëm
‘Akt Njoftimin e akuzës, të
datës 27.11.2008‘, të Prokurorisë
së Përgjithshme, si dhe pavlefshmërinë
e akteve te mëpasme
të ndërmarra nga prokuroria,
që varen nga aktet e deklaruar
të pavlefshme", tha gjyqtarja
Fatmira Hajdari, duke shtuar se
kundër këtij vendimi mund të
bëhet ankim në Gjykatën e Apelit
Tiranë brenda 10 ditëve nga dita
e sotme. Seanca e djeshme zgjati
40 minuta dhe palët në proces
debatuan sërish, por kësaj herë
pa e ngritur zërin.
Gjykata e Tiranës: Hajdari, jo e njëanshme për "Bashën"
Gjykata e Tiranës i ka dhënë
të drejtë gjyqtares Fatmira
Hajdari, që të shqyrtojë
kërkesën e Lulzim Bashës.
Gjyqtari Altin Abdiu shqyrtoi disa
ditë më parë një kërkesë të zyrës
së Prokurorit të Përgjithshëm,
përfaqësuar nga prokurori Arben
Kraja, i cili kërkonte që kërkesa
e Bashës të mos shqyrtohej nga
Hajdari, por në Gjykatën e Lartë.
Gjykata vërejti se në datë 4 dhjetor
2008, nga gjyqtare Fatmira
Hajdari është zhvilluar seanca
për gjykimin e kërkesës së të pandehurit
Lulzim Basha me objekt
Deklarimin e Pavlefshëm të Aktit
Procedural Fletë-Thirrje dhe
deklarimin e pavlefshëm të Aktit
të Njoftimit të Akuzës në ngarkim
të pandehurit të mësipërm. "Në
fazën e kërkesave paraprake në
gjykimin e kësaj çështjeje nga
ana e akuzës është kërkuar të
shpallet nga gjyqtarja e çështjes
Fatmira Hajdari moskompetenca
për gjykimin e kësaj kërkese,
duke paraqitur tri argumente. Së
pari: Po shqyrtohet një kërkesë e
të pandehurit Lulzim Basha për
pavlefshmërinë e akteve gjatë
fazës së hetimeve paraprake.
Në zbatim të nenit 130.4 të Kodit
të Procedurës Penale, gjatë
hetimeve paraprake çmuarja e
pavlefshmërisë bëhet vetëm nga
prokurori.
Së dyti: I pandehuri Lulzim
Basha është deputet dhe ministër në detyrë. Në kushte të tilla,
bazuar në nenin 141.1 të Kushtetutës
dhe nenin 75/b/2 të Kodit të
Procedurës Penale, kompetencën
e shqyrtimit të kërkesës e ka Gjykata
e Lartë. Së treti: Meqenëse
kërkesa nga i pandehuri është
paraqitur në Gjykatën e Rrethit
Gjyqësor Tiranë, ajo duhet të
shqyrtohej nga gjyqtari Sokol
Tona, kjo për faktin se për procedimin
penal nr.1 të vitit 2007,
kishte pasur më parë një kërkesë
për kundërshtimin e vendimit
për zgjatjen e afatit të hetimeve,
paraqitur nga të pandehurit Andi
Toma dhe Armand Teliti dhe për
këtë kërkesë është dhënë vendimi
Nr.1495 Akti dt. 18.11.2008 i
gjyqtarit Sokol Tona", thuhet në
vendimin. Ndërkohë gjyqtarja
e çështjes, Fatmira Hajdari, në
lidhje me argumentet e paraqitura
nga prokurori me vendimin
e ndërmjetëm të datës 4 dhjetor
2008, ka vendosur mospranimin
e kërkesës për shpalljen e
moskompetencës për gjykimin
e kërkesës së mësipërme dhe
vazhdimin e gjykimit. Sipas vendimit,
për shkak të vendimit të
ndërmjetëm të gjyqtares Hajdari
në seancën e po kësaj date, prokurori
kërkoi përjashtimin e kësaj
gjyqtareje, me pretendimin se ajo
ka paragjykuar çështjen duke u
treguar e njëanshme. Në këtë
gjykim prokurori ka paraqitur si
argumente për përjashtimin e saj,
pretendimet e paraqitura në tri
pikat e mësipërme. "Në lidhje me
kërkesën e paraqitur për gjykim,
gjykata çmon se nuk jemi përpara
asnjërit prej rasteve të parashikuara
në nenet 18 dhe 17 të Kodit
të Procedurës Penale për përjashtimin
e gjyqtarit, sepse: së pari,
mbështetur në ligjin procedural
penal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë në këtë fazë gjykimi nuk
është kompetente për të gjykuar
vendimet e ndërmjetme të dhëna
nga kjo gjykatë. Së dyti: Në rastin
konkret vendimi i ndërmjetëm i
gjyqtares Fatmira Hajdari për të
cilin kërkohet përjashtimi i saj
është i ankimueshëm së bashku
me vendimin përfundimtar. Për
këto arsye, gjykata vendosi rrëzimin
e kërkesës për përjashtimin
e Hajdarit", thuhet në vendimin e
Gjykatës së Tiranës.
Gjykata e Apelit: Më 23 dhjetor do
shqyrtojmë apelimin e prokurorisë
Gjykata e Apelit Tiranë do të shqyrtojë
ankimin e Prokurorisë së Përgjithshme,
e cila kundërshton vendimin e gjyqtarit Sokol
Tona më 18 nëntor 2008, i cili pezulloi
afatet e hetimit të dosjes Durrës-Kukës dhe
vendosi që dosja të dërgohet në gjykatë.
Pas hedhjes së shortit është caktuar seanca
e radhës, e cila do të jetë pas një jave,
duke shtyrë kështu edhe disa ditë hamendësimet
se çfarë do të ndodhë realisht me
këtë proces, i cili është futur në një turbullirë
procedurash, ku askush nuk po vendos
se çfarë do të bëhet më vonë. Ndërkohë,
Gjykata e Lartë ka përcaktuar se fi llimi i
shqyrtimit gjyqësor të dosjes Durrës-Kukës
do të bëhet brenda datës 14 janar të vitit
2008. Kjo "vonesë", sipas saj, realizohet
me arsyen se gjatë ditëve në vijim janë
festat e fundvitit dhe administrata është
pushim.