Pranga, shpërndante drogë tek adoleshentët
Një shpërndarës i lëndëve narkotike
ka rënë në "kurthin" e policisë, teksa
ka qenë duke u shpërndarë
drogë disa adoleshentëve në Tiranë. Eugert
Shkëmbi është arrestuar gjatë një
kontrolli të befasishëm, ku brenda portofolit,
i është gjetur sasia e fshehur e lëndës
narkotike. Por, duke përfituar nga sasia e
vogël, vetëm dy gramë, ai i ka deklaruar policisë
se e kishte për përdorim vetjak.
Megjithatë, gjatë kontrollit në shtëpi, atij i
janë gjetur edhe 100 gramë kanabis, provë
e cila ka fortësuar dyshimet e policisë. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se mesditën e djeshme
është arrestuar Eugert Shkëmbi, 23 vjeç,
banues në rrugën "Vangjel Capo". Sipas të
dhënave zyrtare, arrestimi i tij u bë, pasi
rreth orës 12.00 të ditës së djeshme, në
vendin e quajtur "Disheza e Bajram Currit"
është kapur në flagrancë nga ana e
shërbimeve të policisë të seksionit kundër
narkotikëve. Grupi i punës shpjegoi se
gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij,
është gjetur në pjesën e brendshme të
portofolit një sasi prej dy gramësh bimë e
dyshuar narkotike e llojit kanabis. Më tej,
grupi hetimor ka marrë një mandat kontrolli
edhe për në banesën e tij. Gjatë kontrollit
të banesës u gjet edhe një sasi prej
100.6 gramësh kanabis e mbështjellë me
ambalazh. Në këto kushte, antidroga ka
vendosur arrestimin e të riut dhe në cilësinë
e provës materiale ka bllokuar 102.6
gramë kanabis, dy celularë dhe 25 mijë
lekë. Policia tha se hetimi për këtë shpërndarës
kishte nisur rreth një javë më parë
dhe kishte informacion se ai shpërndante
hashash te adoleshentët në zonën ku
është kapur.