Aksidentet, kompaninë paguajnë më pak dëme
Kompanitë e sigurimit kanë paguar më pak para për dëmet e shkaktuara nga aksidente të ndryshëm. sipas të dhënave më të fundit nga autoriteti i mbikëqyrjes financiare (AMF), gjatë muajit janar totali i dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e ishte rreth 89 milionë lekë, ose 1 % më pak se në vitin 2008. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorrike me 82 milionë lekë, apo 92% të totalit të dëmeve të paguara bruto. të dhënat zyrtare nga AMF-ja tregojnë se peshën më të madhe prej rreth 48% në të ardhurat e sigurimit të Jetës e zë produkti „Jetë Debitori“. Ky produkt i sigurimit është kërkesë e Bankave të nivelit të dytë për ofrimin e kredive individëve dhe personave juridikë. Gjatë kësaj periudhe të vitit 2009 sigurimi i detyrueshëm vazhdoi të dominojë në tregun Shqiptar, duke sjellë rreth 53 % të të ardhurave nga primet e shkruara bruto të sigurimeve. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit të TPL-së së brendshme në Janar të vitit 2009 janë rreth 235 milionë lekë ose 1% më tepër se muaji Janar 2008 ndërsa numri i kontratave ka pësuar një ulje prej 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.