E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta, sot takimi me homologët italianë

 

Me ftesë të drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare mbërrin sot në vendin tonë Presidenti i Postës Italiane Masimo Sarmi. Kjo është e para vizitë e nivelit të lartë e një drejtuesi të postës së shtetit fqinj në Shqipëri. Zoti Sarmi do të vijë i shoqëruar nga stafi i tij dhe do të vijojë për dy ditë përkatësisht në datat 2 dhe 3 mars do të ketë një sërë vizitash me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare përfshi dhe Kryeministrin Berisha. Qëllimi i vizitës së tij në vendin tonë do të jetë njohja më nga afër e nevojave që ka Posta Shqiptare dhe kontributin që asaj mund t’i jepet nga Posta Italiane. Mbërritja e z. Sarmi në Aeroportin e Rinasit do të jetë rreth orës 12:00, ku do të startojë me takimet zyrtare. Fillimisht presidenti i Postës Italiane do të takojë ministrit e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli për të vijuar me Sokol Olldashin, Ministër i MPPTT si dhe kryeministrin Sali Berisha, si dhe duke përfunduar takimet zyrtare me ministrin e Punëve të Jashtme Lulzim Basha. Po sot Sarmi do të vizitojë ambientet e filialit të Transit–Shpërndarësisë dhe filialin e Transportit për ta përfunduar me një vizitë në muzeun arkeologjik të Durrësit. Mëngjesin e nesërm do të ketë një takim ku do prezantohen arritjet e Postës Shqiptare në Drejtorinë e Përgjithshme të kësaj kompanie. Më tej evenimenti do të vazhdojë me konferencën e përbashkët për shtyp në ambientet “Hotel Tirana International”, ku  do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Postës Italiane dhe Postës Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›