E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani apel bankave për të nxitur kreditimin

 

Bankat duhet të japin më shumë kredi për biznesin e sidomos për eksportuesit. Kërkesa është bërë nga vetë kreu i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, pak ditë më parë gjatë një takimi të zhvilluar dje me biznesin fason dhe drejtuesit e bankave të nivelit të dytë në vend. Kriza globale financiare në Shqipëri ka dhënë efektet e saj negative tek biznesi fason. në një situatë të tillë kreu i bankës së Shqipërisë i ka bërë thirrje bankave që të mos ndalin kreditimin e biznesit. “Vlerësojeni më me kujdes rolin dhe potencialet e këtij biznesi, qëndrojini afër me këshilla dhe konsulencë financiare, rishikoni politikat tuaja të vendosjes së  komisioneve për këtë biznes dhe në këtë proces jepini përparësi financimit më të madh të tij. Aktiviteti i eksportit është gjenerues i flukseve valutore aq të nevojshme për stabilitetin e monedhës. Stabilitet i cili lidhet me të gjithë ekuilibrat e tjerë përfshirë edhe stabilitetin e sistemit financiar” ka theksuar kreu i bankës së Shqipërisë. Sistemi bankar në Shqipëri nuk është infektuar nga kriza e bankave. Por për fat të keq edhe pse një ekonomi e vogël, Shqipëria nuk ka mundur ti shpëtojë dot efekteve negative të krizës ndërkombëtare financiare. Biznesi fason është i parë që po i përjeton efektet negative të krizës kjo pasi eksportet e mallrave shqiptare kanë rënë ndjeshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›