Qeveria programe për romët
Zëdhënësi i PD-së, Gert Bogdani, hodhi poshtë dje akuzat e drejtuesit të G99, Erjon Veliaj, se qeveria ka harruar komunitetin rom. Në një deklaratë për shtyp, Bogdani tha se, "Partia Demokratike dhe kjo qeveri janë të vetmet që kanë vendosur një program për strehimin, shkollimin dhe punësimin e romëve, por fatkeqësisht fondet e dedikuara atyre, Bashkia e Tiranës i përdor për të vaditur gonxhet në lulishtet e firuara të kryeqytetit".