E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI forcë e parë në 2009

 

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje takime në Shkodër dhe Koplik të Malësisë së Madhe. Gjatë këtyre takimeve, Meta u shpreh se, "LSI do të dalë forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009". Duke iu drejtuar të pranishmëve në takimet e zhvilluara në qytetin e Shkodrës dhe të Koplikut, por edhe në komuna të ndryshme, lideri i LSI ka vënë theksin në programin e forcës politike që ai drejton dhe në veprimtarinë e saj politike, parlamentare dhe joparlamentare. Meta u shpreh se, programi i LSI-së është programi më i qartë dhe më realist, që ka në qendër të tij qytetarin. Meta gjithashtu theksoi se LSI nuk do të ndalet në kauzat e saj dhe në radhë të parë për kauzën sublime të rikthimit të Kushtetutës demokratike, e cila në natën e 21 prillit përmes bashkëpunimit të pamoralshëm të dyshes Rama-Berisha u cenua dhe si rrjedhojë edhe sistemi i balancës dhe kontrollit të shtetit demokratik. Njëkohësisht LSI do të insistojë me të gjitha mënyrat demokratike për realizimin e një reforme zgjedhore, që të garantojë standarde për zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›