Aksidentet në Tiranë, dy të vdekur dhe dy të plagosur
Aksidentet rrugore në Tiranë kanë sjellë
dy të vdekur dhe dy të plagosur gjatë
24 orëve. Sipas policisë kryeqytetase,
aksidenti i parë është shënuar rreth orës 16:30
të së martës, ndërsa mëngjesin e djeshëm ka
ardhur i fundit. Nga të dhënat policore mësohet
se filloi procedimi penal në gjendje të lirë për
Gentian Degjonin, 28 vjeç, banues në Tiranë,
sepse në orën 16.30, në rrugën, "Njazi Meka"
duke drejtuar mjetin "Ford", me targë TR 8328
M, është përplasur me motorin "Piagio", të
drejtuar nga Daniel Gjeçi, 21 vjeç. Ky i fundit
ka marrë disa plagë, por fatmirësisht ndodhet
jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa vetëm një
orë më vonë, pikërisht rreth orës 17:30 është
shënuar një tjetër aksident. Sipas të dhënave të
policisë kryeqytetase, në rrugën "Don Bosko",
një motor ka aksidentuar me vdekje Bilal Laçin,
60 vjeç, banues në Tiranë. Autori është larguar
menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që
policia ka nisur punën për identifikimin dhe
kapjen e autorit. Ndërsa aksidenti i tretë është
shënuar në qytetin e Kavajës. Policia bëri të
ditur se filloi procedimi penal në gjendje të lirë
për Alban Malajn, 18 vjeç, banues në Golem.
Ky person, rreth orës 22.30, në Kavajë, te vendi
i quajtur "Pishat e Buta", duke drejtuar mjetin
"Alfa Romeo", me targë AP 318 NH, është përplasur
me mjetin "Mercedes Benz", me targë
TR 1007 R, që drejtohej nga Ervin Kuqi, 27
vjeç, banues në Bubullimë të Lushnjës. Për
pasojë është aksidentuar një nga drejtuesit e
mjeteve dhe pasagjerja Dorina Kuqi, të cilët
ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa mëngjesin e djeshëm, rreth orës 09.10‘
në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ka ndodhur një
tjetër aksident automobilistik, ku për pasojë
ka gjetur vdekjen këmbësorja Tefta Ndreu, 50
vjeçe. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë
patrullat e shërbimit të qarkullimit rrugor Tiranë,
ekspertët e hetimit të aksidenteve rrugore
nga ku u formua grupi hetimor për të sqaruar
rrethanat e këtij aksidenti.