Obama në Riad, para Kajros për tÊu këshilluar me Abdullah
Presidenti amerikan, Barak
Obama, po vazhdon përpjekjen
e tij për të rivendosur
një dialog me Lindjen e
Mesme dhe botën myslimane.
Dje ai ka mbërritur në Arabinë
Saudite dhe është takuar me
Mbretin Abdullah, në vendin e
Mekës dhe Medinës. "Shtetet
e Bashkuara të Amerikës dhe
Arabia Saudite kanë një histori
të gjatë miqësie. Ne kemi pasur
gjithmonë një marrëdhënie strategjike",
deklaroi Obama gjatë
vizitës. "Kam besim se puna së
bashku do të na çojë në të mirë të
interesave tona të përbashkëta".
Edhe Abdullah i ka shprehur
Obamës urimet më të mira për
vendin dhe kombin e tij dhe atë
vetë personalisht. Në të njëjtën
kohë kur avioni i Presidentit
amerikan sa po ulej në kryeqytetin
e Arabisë Saudite, Riad, në
televizionin "Al Arabia" po transmetohej
zëri i një tjetër kasete të
publikuar nga Al-Kaeda, madje
nga vetë lideri i saj, Bin Laden.
Përmes këtij mesazhi, Bin Laden
kërcënonte sërish amerikanët
duke thënë se Obama po ndez
urrejtjen ndaj vendit të tij duke
urdhëruar shtypjen e militantëve
të luginës Swat në Pakistan dhe
duke bllokuar funksionimin e
ligjeve islamikë në këtë vend.
Për sa i përket Arabisë Saudite, ai
është vetëm një stacion i rrugës së
Presidentit amerikan për në Kajro
të Egjiptit ku do të mbajë edhe
fjalimin e tij të shumëpritur mbi
marrëdhëniet e reja të vendit të tij
me botën arabe dhe me 1.5 miliardë
myslimanët e botës. Sipas
Obamës, vizita në Arabinë Saudite
ishte shumë e rëndësishme, pasi
ky është vendi ku nisi islami dhe
se këshilla e mbretit ishte shumë
e rëndësishme për të. Deri tani
Obama ka deklaruar se ai kërkon
që të hapë dialogun mes vendeve
dhe dhënien fund të keqkuptimeve
mes Perëndimit dhe botës
arabe e myslimane. Sigurisht
që vendet islamike kanë ende
shumë ankesa, por kanë edhe
besim se biri i një keniani mysliman
që ka jetuar një pjesë të mirë
të fëmijërisë së tij në një vend si
Indonezia, vendi me popullsinë
më të madhe myslimane në botë,
mund të jetë personi i duhur për
t‘i dhënë gjithçkaje një fillim
të ri. Këshilltarë të ndryshëm
të Obamës kanë deklaruar se
Obama nuk do të paralajmërojë
politika krejtësisht të ndryshme,
por do të bëjë shumë hapa të
rëndësishëm përpara. Gjatë përpjekjes
së tij, Obamës do t‘i hyjë
shumë në punë ndihma e Mbretit
saudit dhe e liderëve të tjerë të të
gjithë rajonit. Kjo sepse sauditët
kanë qenë dhe do të jenë një faktor
kyç në çdo përpjekje e lëvizje
të re në Lindjen e Mesme e në
vendet e botës arabe.
Obama, po vazhdon përpjekjen
e tij për të rivendosur
një dialog me Lindjen e
Mesme dhe botën myslimane.
Dje ai ka mbërritur në Arabinë
Saudite dhe është takuar me
Mbretin Abdullah, në vendin e
Mekës dhe Medinës. "Shtetet
e Bashkuara të Amerikës dhe
Arabia Saudite kanë një histori
të gjatë miqësie. Ne kemi pasur
gjithmonë një marrëdhënie strategjike",
deklaroi Obama gjatë
vizitës. "Kam besim se puna së
bashku do të na çojë në të mirë të
interesave tona të përbashkëta".
Edhe Abdullah i ka shprehur
Obamës urimet më të mira për
vendin dhe kombin e tij dhe atë
vetë personalisht. Në të njëjtën
kohë kur avioni i Presidentit
amerikan sa po ulej në kryeqytetin
e Arabisë Saudite, Riad, në
televizionin "Al Arabia" po transmetohej
zëri i një tjetër kasete të
publikuar nga Al-Kaeda, madje
nga vetë lideri i saj, Bin Laden.
Përmes këtij mesazhi, Bin Laden
kërcënonte sërish amerikanët
duke thënë se Obama po ndez
urrejtjen ndaj vendit të tij duke
urdhëruar shtypjen e militantëve
të luginës Swat në Pakistan dhe
duke bllokuar funksionimin e
ligjeve islamikë në këtë vend.
Për sa i përket Arabisë Saudite, ai
është vetëm një stacion i rrugës së
Presidentit amerikan për në Kajro
të Egjiptit ku do të mbajë edhe
fjalimin e tij të shumëpritur mbi
marrëdhëniet e reja të vendit të tij
me botën arabe dhe me 1.5 miliardë
myslimanët e botës. Sipas
Obamës, vizita në Arabinë Saudite
ishte shumë e rëndësishme, pasi
ky është vendi ku nisi islami dhe
se këshilla e mbretit ishte shumë
e rëndësishme për të. Deri tani
Obama ka deklaruar se ai kërkon
që të hapë dialogun mes vendeve
dhe dhënien fund të keqkuptimeve
mes Perëndimit dhe botës
arabe e myslimane. Sigurisht
që vendet islamike kanë ende
shumë ankesa, por kanë edhe
besim se biri i një keniani mysliman
që ka jetuar një pjesë të mirë
të fëmijërisë së tij në një vend si
Indonezia, vendi me popullsinë
më të madhe myslimane në botë,
mund të jetë personi i duhur për
t‘i dhënë gjithçkaje një fillim
të ri. Këshilltarë të ndryshëm
të Obamës kanë deklaruar se
Obama nuk do të paralajmërojë
politika krejtësisht të ndryshme,
por do të bëjë shumë hapa të
rëndësishëm përpara. Gjatë përpjekjes
së tij, Obamës do t‘i hyjë
shumë në punë ndihma e Mbretit
saudit dhe e liderëve të tjerë të të
gjithë rajonit. Kjo sepse sauditët
kanë qenë dhe do të jenë një faktor
kyç në çdo përpjekje e lëvizje
të re në Lindjen e Mesme e në
vendet e botës arabe.