E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet skema për subvencionimin e kartave të identitetit – pas 15 qershorit hyjnë në fuqi sanksionet

Kryeministri, Sali Berisha, ka shpjeguar sot me detaje, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave skemën e rimbursimit për letërnjoftimet elektronike, skemë e cila sipas qeverise merr ne mbrojtje rreth 500 mije persona. Këtu bejne pjese personat me ndihme sociale dhe ekonomike, pensionistet e fshatit dhe ata qe marrin pensione minimale ne qytet, si edhe studentet. Te gjitha keto kategori do ta blejne leternjoftimin me 200 leke deri me 15 qershor, por skema e blerjes eshte e ndryshme. Per personat me ndihme sociale dhe ekonomike kuponat do t’i bleje te gjitha komuna ose bashkia dhe pas paraqitjes se faturave kesaj kategorie do t’i mbahet 200 lekë. Per studentet kuponat do t’i blejne fakultetet dhe me marrjen e kuponit edhe këta do te japin vetëm 200 lekë. Sanksionet per studentet lidhen me provimet, pasi nuk do te hyjne ne to, pa paguar per kartat. Per pensionistet e fshatit dhe ata me pension minimal ne qytet me 1 maj bashke me pensionin do te marrin dhe 1 mije leke plus. Por nese nuk kane aplikuar deri me 15 qershor, sanksioni do te jete i rende. "Sanksionet do te jene shume te qarta nese parate terhiqen dhe karta nuk merret. Shuma do te mbahet nga pensioni i ardhshem", u shpreh Berisha. Pas marrjes se ketyre masave per shtresat ne nevoje, kryeministri Berisha komentoi edhe kerkesat e opozites per pajisjen e qytetareve me dokumenta identitetit. "Eshte nje kerkese e opozites dhe me vjen mire qe ajo e gjen te plotesuar. Opozita vazhdon me kritika, por ky eshte nje problem i tyre", u shpreh Berisha. deklarimet e sotme regjistrojnë masat e fundit per lehtësimin financiar te disa kategorive, te cilat jane te vlefshme deri me 15 qershor. Deri ne kete date, dy jave para zgjedhjeve, qeveria do te lere ne fuqi vendimin per te mos lejuar aplikimin e personave me pasaporte. Megjithatë, opozita vazhdon të bllokojë procesin, duke treguar se është më e interesuar për shtyrjen e zgjedhjeve e mosnjohjen e rezultatit sesa për bashkëpunimin e përmbushjen e standardeve të OSBE/ODIHR-it.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›