E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zerobazja rrezikon ata që mbron, jo ata që sulmon

Dje fabrika shpifëse, gojëgërdeci Zerobaze mobilizoi pultin e radhës me gazeta e ekrane për të përhapur të tjera rrena. Kjo s’ka asnjë rëndësi, se e vërteta është aq e thjeshtë sa është e mbyllur dhe nuk ia mbërrin dot as edhe një gojëgërdec që të ndyjë moralisht njerëzit e ndershëm. Pastaj, do ketë habere të tjera që gojëgërdeci s’do mund ta hajë drekën me Edi Ramën pranë stadiumit “Dinamo” për të kuturisur sulme të tjera.


Çështja është më e thellë dhe më interesante për të gjithë ata që kanë pasur të bëjnë me këtë drakul të medias e të shtypit. Tashmë është marrë vesh se kur ai të mbron, të del në krah e të paraqitet si i joti, ai është momenti i frikshëm, ajo është drama që ai njeri shkakton. Të tërë të sulmuarit prej tij kanë qenë të mbrojtur moralisht dhe ligjërisht. Kurrë ndonjëri prej tyre, me argumentet e Drakulës nuk ka pësuar gjë, përkundrazi, ia ka ndalë mbanë të jetë mirë e bukur. Se kur të do dhe të mbron Zerobazja është si të flesh me nepërkën. Në këtë kuptim, taborri i banditëve, hajdutëve e spiunëve profesionistë që ka sot mbështetjen e Zerobazes janë të rrezikuar që nga ora në orë, çatia e Drakulës në vend t’i mbrojë, do t’i zërë brenda. Edhe privatisht, kur ka mbrojtur ndonjë njeri, qysh në atë çast, tjetri, në vend që të ndjejë siguri, ka ndjerë dyshim. Kurse, të sulmuarit e përdorin Zerobazen në vend të fenolftaleinës, se përmes saj dallojnë që janë në rregull me ligjin, me normat publike e me ato morale.


Kështu që, ndihna o Zot, të mos jemi në krah të Zerobazes, në ditët e mëpastajme dhe në vitet e mëpastajme. Se ka plot nga ata që me Zerobazen kanë rënë në praktikën që pasi i kanë ngulur thikat njëri-tjetrit, kanë nisur të riputhen. Kjo, ruajna Zot, është më e rëndë se gjithçka. Nga kjo s’të shpëton më as vetë Zoti, se është fiks si vajtja e deles së kafshuar pas ujkut.


Zerobazja mbetet Ba.Ko.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›