E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet në Tiranë u marrin jetën dy personave

Shpejtësia

Dy aksidente të rënda rrugore me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë. Sipas policisë, dje në mesditë nga specialistët e seksionit të hetimit të aksidenteve u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Shkëlqim Tofik Kosiqi, 47 vjeç, banues në Kamzë. Ky shtetas, dje rreth orës 11.00’, duke drejtuar automjetin furgonçinë “Volkswagen”, me targë AZ 736 AC , në rrugën qendër Kamzë-Institutin Bujqësor, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësoren Gjyslime Demir Lamaj, 74 vjeçe, banuese në Bathore, e cila në momentin e aksidentit po kalonte rrugën nga trotuari i djathtë i rrugës për te trafikndarësi. Ndërkohë mbrëmë, rreth orës 23.00 në segmentin rrugor Tiranë-Durrës ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi maqedonas, Iniz Ajeti, 47 vjeç, lindur dhe banues në Gajre, Tetovë të Maqedonisë. 47-vjeçari, duke drejtuar automjetin veturë tip “Pezho”, me targa TE 996 DF, në autostradën Vorë–Tiranë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, është rrëzuar në kanal në krahun e djathtë të rrugës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›