E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet hajduti që vodhi trenin në ecje

Shkodër

Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë personin i cili disa ditë më parë shkëputi shtatë vagonë mallrash nga lokomotiva në ecje, me qëllim vjedhjen e skarpit që ndodhej brenda vagonëve. Sipas policisë, autori i kësaj ngjarjeje është Kristian Luma, 20 vjeç, nga fshati Ivanaj i Malësisë së Madhe, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Sipas policisë, ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim që më datë 27 maj 2010, pasi një ditë më parë, në bashkëpunim me shtetasin Lorenc Rr. 16 vjeç, kanë hipur mbi një tren mallrash në lëvizje dhe kanë shkëputur shtatë vagonë nga të cilët kanë vjedhur një sasi skrapi.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›