E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet, një vdes, tjetri plagoset

15/03/2005  Dita e diel ka shënuar 2 aksidente në rrugët e kryeqytetit. Zëdhënësja për shtyp e Drejtorisë së Qarkut bën të ditur se, në rrugën "Siri Kodra" ka humbur jetën Vath Peza. Viktima ishte duke qarkulluar me mjetin e tij motor tip "Zonkshen". Ai u përplas me një motor tjetër tip "Jamaha" të drejtuar nga Nazmi Elezi. Për pasojë, 68-vjeçari ka vdekur menjëherë, pa qenë nevoja të dërgohej në spital. Alma Katragjini saktëson se policia rrugore ka arrestuar Elezin. 20-vjeçari rezulton i lindur në Kukës dhe banor i Paskuqanit. Ai nuk ka precedent të mëparshëm penal. Po të dielën, punonjësit e Komisariatit Rrugor u njoftuan se në Unazë të Re kishte ndodhur një tjetër aksident. Mjeti tip furgon “Benz” me targa TR 4147 G, i drejtuar nga Luan Cufe, teksa lëvizte tej normave të lejuara dhe nën ndikimin e alkoolit kishte aksidentuar Gjergj Ndocin. 60-vjeçari ndodhet në Q.S.U jashtë rrezikut për jetën. Katragjini pohon se pas aksidentit, Cufe është larguar nga vendngjarja. Por është arrestuar pak minuta më pas nga shërbimet “Shqiponja”. I prangosuri nuk ka qenë dënuar ndonjëherë më parë nga drejtësia. Veprat e parashikuara nga dy shoferët e arrestuar parashikohen nga neni 290 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›