Tare, përsëri mes më të mirëve
15/03/2005 Tare vazhdon të jetë ndër protagonistët kryesorë të Bolonjës në këto javët e fundit. Madje edhe atëherë kur nuk realizon. Kështu ka ndodhur edhe në javën që sapo lamë pas, ku Igli Tare, edhe pse nuk ka arritur të realizojë, ka qenë protagonisti kryesor në golin e realizuar nga Beluçi. Ai ka marrë 11 metërshin, që më pas është transformuar në gol nga Klaudio Beluçi. Ndërkohë, nga vlerësimet e dhëna nga disa prej gazetave italiane, ai rezulton të jetë një ndër më të mirët në fushë. Duke iu referuar notave të dhëna nga këto gazeta, mesatarja e tij ka qenë 5.667, ndërkohë që më i miri në fushë ka qenë Gamberini. Edhe e përditshmja sportive më e madhe në Itali,”Gazzetta dello Sport” e ka vlerësuar bjondin e Kombëtares onë me notën 6. Ndërkohë, në klasifikimin e përgjithshëm të rendimentit të futbollistëve të Bolonjës, në bazë të vlerësimeve të dhëna nga gazetat italiane, sulmuesi ynë, renditet i dhjeti, kur ky klasifikim komandohet nga portieri Xhanluka Paljuka.