Zbulohet banda e hajdutëve të “Benz”-ave
15/03/2005 Policia kriminale e Komisariatit nr.2 zbulon një bandë që merrej me grabitjen e automjeteve. Shefi i Komisariatit nr.2 pohon se janë arrestuar Alfred Prenga dhe Preng Lleshaj, të dyshuar si anëtarë të këtij grupi kriminal. Dokumentohet autorësia e tyre në vjedhjen e 9 “Benz”-ave.
Arrestimi
Nënkomisar Dritan Dorda deklaroi para mediave se, Prenga dhe Lleshaj janë autorë të grabitjes së 9 automjeteve tip “Benz” në rrugët e kryeqytetit. Sipas tij, dy grabitësit në kohë dhe vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme "gjuanin", “Benz”-at e parkuar. Në datën 19 shkurt të vitit të shkuar, shënohet grabitja e parë e tyre tek Akademia e Arteve, ku rrëmbyen “Benz”-in me targa EL 403 B, ngjyrë të zezë. Për të vijuar pak ditë më pas te "Dëshmorët e shkurtit", ku grabitën një tjetër me targa TR 4176 J. Data 1 janar e këtij viti i rikthen ata sërish në rrugë për të grabitur “Benza”. Te rruga "Sami Frashëri” grabitet mjeti me targa TR 8795 I, ndërsa më 22 shkurt te sheshi "Nënë Tereza" rrëmbehet prej tyre autovetura TR 7427 F. Dritan Dorda shprehet se, më 1 mars, ata kanë vjedhur në rrugën "Vaso Pasha" benzin TR 5484 J, ndërsa më 12 mars atë me targa TR 1257 H në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Njërin nga automjetet e vjedhura në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Preng Lleshaj e përdorte për vete. Hajdutët ishin kujdesur që “Benzit” 250, ngjyrë gri, me targa të huaja, t”i ndërronin numrin e shasisë për të mos u diktuar nga i zoti i saj apo dhe kontrollet e policisë.
Hetimet
"Bëmat" e dy të arrestuarve nuk reshtin këtu. Dritan Dorda shton se nga puna e bërë rezulton se ata janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të kryera në territorin e Komisariatit nr.1 dhe atij nr.3. Në cilësinë e provës materiale atyre iu bllokuan dokumente të gjendjes civile, akte noteriale të falsifikuar. Alfred Prenga dhe Preng Lleshaj nuk janë të vetmit që veprojnë në bandë. Mësohet se është dhe një numër i konsiderueshëm bashkëpunëtorësh, të cilët nuk janë kapur ende nga policia. Burime zyrtare nga Komisariati nr.2, bëjnë të ditur se janë piketuar disa të dyshuar në këtë veprimtari kriminale, por, momentalisht nuk ka prova të mjaftueshme për të dërguar para drejtësisë. Dëshmitë e dy të arrestuarve dhe provat që policia do të arrijë të mbledhë gjatë hetimeve, pritet të nxjerrë në dritë dhe shumë fakte të tjera të rëndësishme që do të ndihmojnë në kopsitjen e dosjes. Materialet në ngarkim të tyre iu kaluan për ndjekje të mëtejshme organit të akuzës.