“Lame”, hetuesit e PAMECA-s ekspertojnë eksplozivin

15/03/2005 Ata janë njohur në vendngjarje me forcën shkatërruese të tij për të konkluduar llojin
Hetuesit e misionit amerikan në Tiranë, PAMECA, në bashkëpunim me prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë filluar kryerjen e ekspertizës së vendit të ngjarjes, ku mbeti i vdekur Vajdin Lame dhe Artan Arsi, me qëllim konkludimin në një rezultat përfundimtar për llojin e eksplozivit që u përdor. Pas konkludimit të llojit të eksplozivit të përdorur ndaj Lames, do të fillojë hetimi mbi trafikun e lëndëve plasëse në Ballkan. Ky hetim i amerikanëve, në bashkëpunim me Prokurorionë e Krimeve të Rënda mbi trafikun lëndëve plasëse në rajon, do të ketë si pikënisje identifikimin e prejardhjes së eksplozivit të përdurur ndaj Lames.
Ekspertimi
Tri ditë më parë, hetuesit e PAMECA-s të shoqëruar nga prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendin e ngjarjes në pallatin pranë stadiumit “Qemal Stafa”, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi humbi jetën biznesmeni i njohur Vajdin Lame dhe miku i tij, Artan Arsi. Ata kanë këqyrur dhe riinspektuar rrënojat e ashensorit dhe të mureve të shkatërruara nga lënda plasëse. Kjo me qëllim konkludimin në një rezultat përfundimtar për llojin e eksplozivit që u përdor aty. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se pas rezultatit të ekspertizës kriminalistike për llojin e eksplozivit, atëherë do të fillojë hetimi për trafikimin e lëndëve plasëse në Ballkan. Burimet sqarojnë se ekspertët amerikanë janë njohur me çdo detaj të shkatërrimit që ka bërë eksplozivi. Mësohet që ata të kenë ekspertuar çarjet që ai ka kryer në ashensor dhe në muret përreth. Gjithashtu, hetuesit do të ekspertojnë edhe cilësinë e betonit dhe të materialit metalik të ashensorit, me qëllim arritjen e një konkluzioni përfundimtar për fuqinë shpërthyese të eksplozivit. Gjithashtu është këqyrur edhe vendi ku ka qenë i vendosur eksplozivi dhe fuqia shpërthyese që mund të ketë në atë pozicion. Tjetër rezultat që do të konkludojnë ekspertët e PAMECA-s është edhe sasia e këtij eksplozivi dhe mënyra e tij e shpërthimit përsa i përket forcës shkatërruese. Gjithashtu, ata do të ekspertojnë edhe mbeturinat e eksplozivit të gjetura në vendngjarje. Burimet pohojnë se, bazuar nga rezultatet e këtyre ekspertimeve, do të konkludohet në llojin e eksplozivit që është përdorur. Për nxjerrjen e këtyre të dhënave rreth shpërthimit do të përdoren mjete logjistike të avancuara që poseidohen nga amerikanët, sqarojnë burimet.
Hetimi
Hetimi mbi trafikun e lëndëve plasëse në Ballkan pritet të fillojë nga ekspertët e PAMECA-s, pas konkludimit në një rezultat përfundimtar rreth eksplozivit të përdorur në atentatin kundër Lames. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, thanë dje për gazetën se pas këtij konkludimi do të kërkohen në të gjitha vendet e rajonit, burimet e llojit të eksplozivit të përdorur ndaj Lames. Mësohet se hetimi do të përqendrohet fillimisht në gjetjen e origjinës së kësaj sasie lënde plasëse, duke evidentuar kështu shitësin dhe blerësin e saj, sqaruan burimet. Më pastaj do të hetohet mbi të gjitha linjat e trafikut të lëndëve plasëse në Ballkan, për origjinën e tyre, rrugëkalimet e përdorura nga trafikantët dhe destinacionet kryesore. Burimet sqarojnë se, nëse do të arrihet në emrin e blerësit të eksplozivit, atëherë do të nisë hetimi ndaj tij për bashkëpunimin e mundshëm në atentatin e 28 shkurtit. Hetimi për trafikun e lëndëve plasëse në Ballkan u inciua nga amerikanët, pasi eksplozivi i përdorur ndaj Lames u konsiderua si tepër i rrezikshëm dhe pa u njohur më parë në Shqipëri. Mënyra e sofistikuar e përdorur nga atentatorët, fillimisht, lindi dyshimet për një akt të mundshëm terroritst, thonë burimet. Nisur nga ky atentat, duket se vepra të tilla kriminale, tashmë mund të kryhen edhe nga grupe të organizuara të krimit shqiptar, përfundojnë burimet.
Vrasja e Lames,hetohet nga të huajt
Ekzekutimi jo i zakontë i biznesmenit të njohur Vajdin Lame dhe mikut të tij, Atran Arsi, është e dyta në historinë e hetimit shqiptar që kryhet në bashkëpunim me prokurorë të huaj. Ngjarja e parë e rëndë, për zbardhjen e së cilës morën pjesë katër prokurorë të huaj, ishte ajo e Azem Hajdarit, më shtator të vitit 1998, e cilësuar ndryshe si vrasja e shekullit. Prokuroria shqiptare hasi atëherë shumë pengesa për zbardhjen e vrasjes së deputetit të Partisë Demokratike dhe një prej studentëve të dhjetorit të ’90-ës, Azem Hajdarit, i cili u ekzekutua posa doli nga selia. Për këtë shkak u kërkua ndihma e ndërkombëtarëve, të cilët vunë në dispozicion katër prokurorë. Dy nga prokuroret që hetuan vrasjen e Azem Hajdarit, ishin belgia Siri Frikhard dhe danezja Randi Gabriesla. Ndërsa, disa ditë më parë, në ndihmë të hetuesve të Krimeve të Rënda për hetimin e vrasjes së Vajdin Lames dhe Artan Arsit, janë bashkuar edhe dy ekspertë amerikanë të misionit PAMECA, në Tiranë. Sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, dy hetuesit amerikanë do të bashkëpunojnë kryesisht në zbardhjen e origjinës së eksplozivit, që dyshohet të jetë trafikuar nga jashtë, me qëllim gjetjen e blerësit të tij. Gjithashtu, kjo çështje do të jetë një indicio për fillimin e hetimit nga amerikanët kundër trafikut të lëndëve plasëse në Ballkan, përfundojnë burimet.