E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet nuk ndalen. Aliaj Shkeljet me te renda ne timon

Situata e aksidenteve ne Shqiperi vazhdon te jete problematike. Ne krahasim me vendet e tjera dhe me numrin e larte te popullsise se tyre vendi yne eshte i paperfillshem, por numri i aksidenteve nuk njeh ulje. Konfirmimi vjen nga Drejtori i Sigurise Rrugore ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise  Shkelzen Aliaj i cili gjate nje interviste per Albanian Screen tha se nje nder shkaqet kryesore per kete mbetet vete shoqeria dhe kultura e dobet ne perdorimin e rruges.

“Pavarësisht punës së bërë, qoftë nga shërbimi I Policisë Rrugore, qoftë edhe nga palët e tjera të interesit siç janë Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve përsëri situata e aksidenteve nuk është në kuotat e kërkuara. Pavarësisht fushatave publicitare sensibilizuese për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor prapë është në kuota shumë të ulta kultura e përdorimit të trafikut”- tha Aliaj.

Sipas kreut te sigurise rrugore, duke krahasuar dhe me vendet perendimore, ne Shqiperi ndodhin disa nga shkeljet me te renda dhe ne nje numer te larte.

“Ky numër aksidentesh në vendin tonë nuk ndodhin në asnjë vend tjetër. Kjo vjen si rezultat edhe I mosnjohjes së rregullave të përdorimit të trafikut. Sot, çdo përdorues rruge në vendin tonë, nuk e ka bindjen se kjo rrugë është për përdorim për të gjithë publikun”- tha Aliaj.

Shtimi i numrit te automjeteve pergjate sezonit turistik ka bere qe rrugoret, por edhe patrulla e pergjithshme e policise, te shtoje masat per parandalimin e ngjarjeve aksidentale. Krahas kesaj sipas Aliajt sherbimet e policise rrugore sherbejne dhe ne identifikimin e elementeve kriminale ndersa memorandumi i bashkepunimit me Kosoven ka rritur sigurine e rrugeve ne vend.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›