E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefa te pazevendesueshem. Ne QSUT ndryshojne vetem 3 drejtues

Përfundoi gara e shefave të shërbimeve të institucioneve spitalore me ndryshime shumë të pakta. Vetëm në tre nga shërbimet kyce janë ndryshuar shefat. Tek psikiatria, Anastas Suli zëvendësohet nga Arjel Como, tek kirurgjia kardiake, Ali Rafetllarit i zë vendin Edvin Priftit dhe shefi Ii Gasto-hepatologjisë vendoset Adriana Babameto, duke zëvendësuar kështu Jovan Bashon. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili njëheresh dhe kryetar i Bordit të Vlerësimit ka sqaruar se përzgjedhjet u bënë në trasparencë të plotë.  

“Votimi ishte i fshehtë, ndërkohë që procedura e kalkulimit të votive ishte e hapur. Çdo votë u lexua në sy të të gjithë anëtarëve të bordit. Për herë të parë aplikuam një standart që nuk e kemi aplikuar më parë. Sekretaria aplikoi një votim ku çdo votë ishte e kundërfirmuar nga të gjithë pjestarët pjesëmarrës në votim”- tha Vasili.

Vasili ka ndalur dhe tek disa nga shefat, të cilët edhe pse janë fitues janë në prag të moshës së pensionit. Menjëherë pas mbushjet së moshës, sipas Vasilit për ta nuk do të ketë tolerancë dhe do të rivlerësohen kandidatura të tjera.

“Pati edhe kandidatë fitues, me eskperiencë shumë të gjatë të cilët janë në moment pensionimi të afërt të tyre. Kjo detyrë do të vazhdojë deri në momentin që ata mbushin moshën e pensionit, ndërpresin mandatin e tyre të shefit të shërbimit dhe në atë moment rihapet edhe një herë procedura e konkurimit me kandidaturat alternative”- tha Vasili.

56 është numri i shërbimeve, në të cilat janë emëruar drejtuesit. Ndërsa në një prej specialiteve të pediatrisë dhe shërbimi i reumatologjisë, priten të kalojnë në një tjetër vlerësim, pasi kandidatët e tyre kanë dalë në balotazh.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›