Shpërthimi i gazit, gjendet shkaktari
Policia e Korçës duket se ka gjetur shkaktarin e hedhjes në
erë të restorantit "Dea" nga shpërthimi i gazit. Uniformat
blu të Korçës kanë prangosur 22-vjeçarin Edvin Mançe,
furnizuesin e firmës "Top Gaz". Pas hetimeve në vendin e
ngjarjes dhe kryerjes së veprimeve nga ana e ekspertëve. Këta
të fundit kanë dalë në përfundimin se shpërthimi ndodhi si
pasojë e rrjedhjes së gazit nga tubi i autobotit që do të kryente
mbushjen në momentin e furnizimit me gaz të depozitës së
kaldajës së restorantit. Policia e Korçës ka arrestuar 22-vjeçarin,
ndaj të cilit rëndojnë akuzat për shkatërrim të pronës nga
pakujdesia dhe shkelje të rregullave të sigurisë me lëndët
plasëse dhe radioaktive. Policia ka sqaruar se Edvin Mançe,
që është punëtor i firmës "Top Gaz", ka qenë duke rimbushur
cisternën e gazit me mjetin tip "Mercedes Benz", me targë
KO7927A, cisternë kjo që shërbente për furnizimin me gaz
të pajisjeve të ndodhura në ambientet e kuzhinës së këtij
lokali.