Bllokohen në ashensor, përfundojnë në polici
Katër adoleshentë bllokohen në një ashensor, por përfundojnë
në polici. Krahas tmerrit të përjetuar në një kabinë
të mbyllur, më pas të katër shokëve u është dashur
të përballen me policinë. Historia e katër adoleshentëve dhe
tentativat për të shpëtuar nga bllokimi në një ashensor pallati
ka nisur nga kati i gjashtë, por aventura ka përfunduar me një
kallëzim pranë komisariatit për shkatërrim të pronës. Ngjarja
ka ndodhur në orën 01:00, kur nga paniku katër të rinjtë kanë
shkatërruar ashensorin për të dalë jashtë tij. Pasi janë ngjitur
deri në katin e gjashtë të një pallati në kompleksin tregtar,
"City Center", ashensori është bllokuar. Sipas policisë, në
panik e sipër adoleshentët, të cilët kanë mbetur të mbyllur në
ashensor, nuk kanë bërë asnjë tentativë për të njoftuar, por
janë përpjekur vetë të dalin me çdo kusht duke shkatërruar
kabinën. Sipas policisë, ndaj të katër shtetasve është bërë
një kallëzim nga administratori i pallatit, i cili në mëngjes ka
konstatuar edhe shkatërrimin e kabinës së ashensorit. Policia
ka bërë të ditur se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë
ndaj shtetasve E.F., 16 vjeç; Dh.J., 17 vjeç; si dhe dy shokëve të
tyre Roxhers Fejzullahu dhe Jorgo Xhamaqi, për shkatërrim të
pronës. Ata ishin kthyer nga një mbrëmje dhe do të shkonin në
apartamentin e njërit prej shokëve. Sipas deklarimeve të tyre
pas bllokimit dhe duke qenë se ishte natë, nuk kanë apeluar
për ndihmë për të mos shqetësuar banorët e tjerë, por edhe
për faktin se nuk kanë besuar në një ndërhyrje të shpejtë për
t‘i nxjerrë nga situata. Policia ka thënë se pasi është bllokuar
ashensori, të katër adoleshentët kanë ushtruar forcë fizike
në dyert e brendshme të kabinës së ashensorit, derisa e kanë
prishur atë dhe pasi e kanë dëmtuar, kanë dalë jashtë.