Aksidentet, policia merr masa ekstra për parandalimin e tyre
Aksidentet rrugore kanë bërë që policia e kryeqytetit të rrisë edhe më shumë masat për parandalimin e tyre. Pavarësisht se dihet që numri i aksidenteve rritet gjatë sezonit turistik dhe një sërë masash parandaluese merren që pa filluar sezoni, duket se ato nuk kanë mjaftuar, pasi një sërë aksidentesh janë shënuar këto kohë. Kështu, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, të mbështetura dhe nga shërbimet e Policisë së Rendit, si në qytet ashtu edhe në rrugët nacionale e rurale, po vazhdojnë punën me efikasitet të plotë me synim, normalizimin e trafikut, konstatimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve administrative, që bëhen shkak për ndodhjen e aksidenteve rrugore, me qëllim uljen dhe parandalimin e tyre. Në këtë kuadër, Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë kanë si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik, duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor. Gjithashtu, janë rritur patrullimet e policisë rrugore, që janë ashpërsuar edhe në marrjen e masave administrative ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët shkelin rregullat e qarkullimit.
Duke marrë shkas nga aksidentet e ndodhura, strukturat e hetimit të aksidenteve, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, kryen arrestimin e tre personave, të cilët kanë shkaktuar aksidente gjatë 24 orëve të fundit. Nga policia rrugore u arrestua Indrit Rraja, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë. Ndalimi i tij u krye sepse rreth orës 18.00, në segmentin rrugor Vorë - Fushë-Krujë, pikërisht në fshatin Ahmetaq, duke drejtuar automjetin tip "BMW", me targa SH 4243 E, është përplasur me një motoçikletë, që drejtohej nga Hyqmet Visha, 65 vjeç. Për pasojë është aksidentuar rëndë dhe më pas ka gjendur vdekjen në Spitalin Ushtarak Tiranë, drejtuesi i motoçikletës Hyqmet Visha. Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet e përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës. Ndërsa dy net më parë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit 16-vjeçarit Temaled K., lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse në rrugën "Qemal Stafa", duke drejtuar motorin, tip "Yamaha", me targa TR 200 D, ka aksidentuar këmbësorin Ferit Agushi, 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, drejtuesi i motorit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më vonë nga shërbimet e policisë rrugore. Veç arrestimit, policia bëri edhe sekuestrimin e motorit. Po të hënën në mbrëmje, nga strukturat e hetimit të aksidenteve, u krye ndalimi i Sokol Memës, 27 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Vlorë. Sipas policisë, ndalimi i tij u bë, pasi në rrugën "Njazi Meka", duke drejtuar automjetin "Benz", me targa KR 4522 A, është përplasur me motoçikletën "Yanxing:, që drejtohej nga Veli Isufi, 35 vjeç, banues në Kamzë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.