E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes peshkatarësh amatorë, plagoset njëri

Dy shokë, që i bashkonte pasioni për peshkimin janë grindur me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe leva. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit bëjnë të ditur se rreth orës 22.00 të së hënës, ka nisur procedimi penal në ngarkim të 52-vjeçarit, Kujtim Kapja, banues ne lagjen "11 Nëntori", Elbasan. Procedimi ndaj tij ka nisur pasi, një ditë më parë, në fshatin Rrapun të Librazhdit ka goditur me levë 31-vjeçarin, Elton Rrasa, banues në lagjen "Emin Matraxhiu". Mësohet se i riu ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale të "plagosjes së lehtë me dashje".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›