Aksidentet rrugore, Basha:Masa radikale, për situatën
01/07/2010 TIRANE- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha u kërkoi drejtuesve të strukturës së re të Policisë Rrugore një përmirësim të shpejtë dhe radikal të treguesve të qarkullimit rrugor, pasi sipas tij treguesit e aksidenteve në rrugë vashdojnë të qëndrojnë shqetësues. Gjatë fjalës së tij, Basha vuri në dukje reduktimin e shpejtë të fataliteteve në inventarin rrugor anembanë vendit si dhe krijimin e vënien në efiçencë të kësaj strukture dhe bashkëpunimin e saj të ngushtë me drejtorët e policisë në qarqe, me qëllim përmirësimin e situatës. Në takimin me drejtuesit e sapoemëruar të strukturës së re të Policisë Rrugore dhe drejtuesit e policisë në qarqe, Ministri Basha u shpreh se krijimi i Task-Forcave të përhershme, pajisja me mjetet më të fundit të teknologjisë si dhe përzgjedhja e punonjësve me përvojë kanë si qëllim të vetëm, përmirësimin radikal të rezultateve në qarkullimin rrugor dhe zbritjen e menjëhershme të numrit të aksidenteve dhe të fataliteteve që shkaktohen anembanë territorit të republikës. “Struktura e re do të marrë përsipër në çdo cep të territorit me vëmendje të veçantë në arteriet kryesore rrugore, autostradat dhe superstradat e vendit, territorin e bashkive të mëdha e të mesme, një vëzhgim jashtëzakonisht të hollësishëm të situatës, marrjen e të gjithë masave parandaluese brenda kompetencave ligjore të policisë, si dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë me zero tolerancë të çdo shkelësi sado minor apo madhor të ligjeve të vendit dhe në veçanti të Kodit Rrugor”,-theksoi Ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Duke u ndalur tek fakti se korrupsioni përbën një problem për policinë rrugore për shkak të kontaktit të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me qytetarin, Ministri Basha u shpreh se evidentimi i ankesave të qytetarëve do të jetë në qendër të vëmendjes së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Gjatë takimit ministri u kërkoi uniformave blu të bashkëpunojnë me organet e pushtetit qendror dhe vendor në çdo qark, dhe në këtë kuadër bashkëpunimi do të fillojë menjëherë me zbatimin e planit të masave për çështjet e sigurisë gjatë sezonit turistik, i cili do të monitorohet dhe raportohet në shtabet e ngritura në nivel qarku nga prefektët.
Burgaj: Identifikoni pasuritë e krimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj, zhvilloi një takim pune me drejtues të strukturave të hetimit të krimit të krijuara rishtaz në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si dhe drejtues të Drejtorive të Policisë në Qarqe, me qëllim prezantimin e përparësive, objektivave dhe problematikës që duhet patur parasysh në strukturat e sapo organizuara të Policisë së Shtetit. Burgaj vuri në dukje faktin që kjo strukturë pritet të japi shumë rezultate pozitive në identifikimin e aseteve kriminale për çështjet në hetim, bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë gjatë procesit hetimor me qëllim sigurimin e prove të plota për asetet kriminale, bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit e Pastrimit të Parave për verifikimin dhe vërtetimin e informacioneve për asete që dyshohen se janë me prejardhje kriminale.