E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet rrugore dy viktima ne Korce e Shkoder

Një grua e moshuar ka mbetur e vdekur dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi një automjet i ka goditur në aksin rrugor Korçë-Dërsnik. Ngjarja ndodhi sot në mesditë, kur mjeti tip BMV me targa të Pogradecit i drejtuar nga Andi Meta ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në këtë aks. Nga përplasja me këtë automjet ka mbetur e vdekur në vend Sofie Merolli 77 vjeç dhe është plagosur rëndë Ferie Merolli 72 vjeç. Pas hetimeve paraprake, policia rrugore ka ndaluar drejtuesin që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Ndërsa në një tjetër aksident, në lagjen Xhabije të Shkodrës, ka mbetur e vdekur 27-vjecarja Suada Dani. E reja ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përfshire nga një kamion, i cili e ka goditur me pjesen e pasme. 27 vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, por dëmtimet e rënda dhe hemoragjia e brendshme i kanë shkaktuar vdekjen sapo ka hyrë në sallën e operacionit. Policia e qarkullimit rrugor pas kqyrjes së vendit të ngjarjes ka shoqëruar drejtuesin e kamionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›