E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool rikthehet pas demtimit kapiteni Gerrard

Liverpool do të ketë në dispozicion një armë më shumë, në objektivin e tij për të fituar titullin kampion në Premier Ligë. Kapiteni Steven Gerrard është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe do të jetë i gatshëm që nga minuta e parë për trajnerin Kenny Daglish në ndeshjen e së shtunës kundër Wolves. Mesfushori qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi të rëndë, ndërsa luajti për 15 minuta në fitoren e Liverpool për Kupën e Anglisë kundër Brighton.

Pas kësaj aventure të shkurtër, por të suksesshme Gerrard do të kthehet titullar për të ndihmuar skuadrën e tij në sfidën e ardhshme të Premier Ligës. "Ai bëri një rikthim të shkëlqyer në mesjavë dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme për skuadrën. Steven është një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe prezenca e tij do të na ndihmojë në objektivin tonë”, është shprehur trajneri Daglish. Liverpool kërkon të rikthehet në majën e futbollit anglez pas disa sezoneve zhgënjyes, por edhe në këta kampionat “Reds” nuk kanë bërë një nisje të mirë. Aktualisht skuadra e drejtuar nga Daglish renditet në vendin e tetë me vetëm shtatë pikë të grumbulluara, ndërsa në javën e fundit regjistroi një humbje të rëndë 4-0 në fushën e Tottenham.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›